1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini në Teheran

Ulrich Pick17 Tetor 2007

Në vizitën e tij në Iran presidenti i Rusisë është shprehur për shfrytëzimin e energjisë atomike për qëllime paqësore. Rusia është vendi i vetëm, që i ndihmon Iranit në zhvillimin e një programi paqësor atomik.

Ahmadinexhad dhe Putin gjatë samitit të shteteve të Detit Kaspik
Ahmadinexhad dhe Putin gjatë samitit të shteteve të Detit KaspikFotografi: AP

Vizita e Putinit pritej me tension. Ajo kryhet në kuadër të samitit të pesë shteteve përreth detit Kaspik në Iran, në të cilin kërkohet një zgjidhje në konfliktin për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe të gazit në këtë rajon. Më një apel për solidaritet dhe përgjegjësi presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka hapur konferencën e dytë të shteteve përreth detit Kaspik. Mbledhja në Teheran duhet të sqarojë të drejtat e shfrytëzimit brenda dhe përreth detit më të madh të botës. Sepse poshtë tij supozohen të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi, që duhet të jenë më të mëdha se depozitat në Evropë dhe në SHBA së bashku.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad gjatë inagurimit të një qendre për prodhimin e ujit të rëndë 26 gusht 2006Fotografi: AP

Konferenca përbën hapin e parë në bisedimet, që nuk konsiderohen të thjeshta

Sepse takimi i parë i shteteve të Kaspikut në vitin 2002 në Ashqabat të Turkmenisë përfundoi pa rezultat, presidenti iranian i formuloi më shumë rezervë shpresat e tij."Duhet të bëj këtu të qartë, se bisedimet duhen zhvilluar në mënyrë intensive dhe rrafsh profesional dhe e gjithë klima e bisedimeve duhet të mbisundohet nga bashkëpunimi dhe kooperimi. Marrëveshjet për çështjet e përgjithshme janë arritur, por bisedimet për çështje të rëndësishme juridike dhe për detyrat e shteteve përreth detit Kaspik po vazhdojnë."

Harta e Detit Kaspik dhe vendeve që lagen prej tij

Me tension ndiqet presidenti i Rusisë Putin

Ky arriti të martën në mëngjes në kryeqytetin iranian. Fillimisht mberritja e tij ishte planifikuar për të hënën në mbrëmje. Vonesa duhet të ketë patur të bëjë me një paralajmërim të shërbimit të fshehtë rus, që kishte paralajmëruar për organizimin e një sulmi kundër Putinit. Në një stejtment fillestar presidenti rus, i cili në çështjen e programit atomik iranian tregon më shumë tolerancë se SHBA dhe BE, u tregua si mbrojtës i paqes dhe besimit reciprok."Ne konstatojmë domosdoshmërinë, që të gjitha pyetjet, edhe ato më të paqartat, mund të zgjidhen me rrugën e dialogut, duke respektuar sovranitetin e një vendi dhe përmes heqjes dorë nga përdorimi i dhunës. Rëndësi ka, që asnjë shtet i detit Kaspik nuk lejohet që të verë në dispozicion territorin e vet për një shtet tjetër, që zhvillon luftë. Në këtë dokument është e përfshirë kjo. Kështu ne krijojmë besim në bazë të parimeve të fqinjësisë si bazë themelore."

Vizita e Putinit për Iranin më e rëndësishme se KonferencaFotografi: AP

Vizita e Putinit më e rëndësishme se vetë konferenca

Nga Teherani u muar vesh, se vizita e Putinit konsiderohet si shumë më e rëndësishme sesa vetë konferenca. Sepse Irani pret nga presidenti rus mbështetje kundër planeve të BE dhe të Uashingtonit, për të ashpërsuar sanksionet ekonomike kunder kësaj republike islamike, për shkak të programit të saj atomik. Sepse Moska e konsideron këtë qëndrim jo adekuat. Përveç kësaj duhet të flitet për reaktorin e ujit të lehtë në Bushehr. Ky u pat filluar në vitet 70 nga Siemensi, por përfundimi u muar përsipër pastaj nga Rusia. Fillimisht reaktori i parë atomik i Iranit duhej të perfundonte që në pranverë. Meqenëse Teherani gjoja nuk ka paguar, punimet janë nderprerë, që kur.