1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini njofton shtimin e trupave ushtarake

19 Shtator 2024

Presidenti rus Vladimir Putin dha shpjegime për urdhërin e lëshuar së fundmi për shtimin e numrit të trupave në Rusi.

Russland | Wladimir Putin me ushtarët, Putin në qendër, ushtarët rreth e rrotull
Presidenti rus Vladimir Putin jep sqarime për urdhërin e lëshuar për shtimin e numrit të trupave dhe krijimin e zonave të reja ushtarake në Rusi. Fotografi: Alexei Danichev/Tass/dpa/picture alliance

Pas dekretit për shtimin e forcave të armatosura Presidenti rus Vladimir Putin dha shpjegime për urdhërin e lëshuar së fundmi për shtimin e numrit të trupave dhe krijimin e zonave të reja ushtarake në Rusi.

Për njësitë e trupave që do të vendosen në zonat e reja ushtarake, nevojiten ushtarë të rinj të cilët janë të trajnuar mirë në armë. Putin lëshoi të hënën ​​një dekret me të cilin urdhëronte që forcat e armatosura të rriten në rreth 2.4 milionë vetë, përfshirë edhe 1.5 milionë ushtarë: Kjo është hera e tretë që forcat e ushtrisë janë rritur që nga sulmi në Ukrainë në shkurt 2022.

Ushtarë rusë bëjnë prova për paradën e fitores në Moskë me rastin e 79 vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, maj 2024Fotografi: Maxim Shipenkov/EPA/picture alliance/dpa

Shkaqet që përmend Rusia për shtimin e trupave

Krijimi i zonave të reja ushtarake shoqërohet me ngritjen e bazave dhe shtrimin e trupave të reja ushtarake. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, e arsyetoi nevojën për rajone të reja ushtarake ndër të tjera, me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por nuk e përmendi e luftën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Në një video-konferencë Putin kërkoi forcimin e armatosjes dhe militarizimit. Në të ardhmen ushtria ruse nuk do t'i marrë armët e reja moderne në pjesë, por në seri, bëri të ditur presidenti rus. Në laboratorët e raketave dhe armëve do duhet të përdoren edhe dijet e fituara nga lufta, u shpreh Putin që të enjten planifikon të vizitojë një fabrikë në Shën Peterburg.

 

 

pp/ag