PYETESORI: Shoferja e autobusit Marion Thoma nga Bobingen
26 Prill 2010Emri: Marion Thoma
Mosha: 35 Jahre
Vendlindja: Bobingen
Gjendja civile: E martuar
Profesioni: Shofere autobuzi dhe tramvaji
Shkolla/Kualifikimi: Shkollë e mesme e përgjithshme-punonjëse e postës
Si e nis ditën? Me një tas kafe dhe duke dëgjuar radion
Çfarë është për mua tipike gjermane? Të qënit i pakënaqur
Çfarë është tipike për mua? Gatishmëria për të ndihmuar të tjerët
Ana ime më pozitive është: Aftësia për t'ua vënë veshin të tjerëve
Dobësia ime më e madhe: Pavendosmëria
Çfarë kam dëshirë të bëj në kohën e lirë? Të dal me biçikletë, të lexoj, të punoj në kopsht, të bëj udhëtime
Cila është gjella ime e preferuar? Gjithçka me perime dhe me oriz.
A ka ndonjë recetë për këtë: Jo
Çfarë muzike dëgjoj? Çdo lloj, përveç muzikës popullore
Përse do të doja të kisha më shumë kohë? Për sport, për t'u relaksuar, për të udhëtuar
Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Shpresoj për një kohë në paqe
Motoja e jetës sime është? Lumturia, paqja, dhe shëndeti janë dhuratat më të mëdha.