PYETESORI:Shitësja Marina Paul nga Weiterstadt
26 Prill 2010Emri: Marina Paul
Mosha: 29
Vendlindja: Saratov, Rusi
Gjendja civile: Beqare, por bashkëjetoj, pa fëmijë.
Profesioni: Shitëse
Arsimi: Shkollë e lartë për turizëm në Rusi
Si e filloj ditën? Me një ritual. Duhet të pi me qetësi një çaj.
Çfarë më duket tipike gjermane? Përpikmëria, organizimi dhe burra të gjatë e simpatikë.
Çfarë është tipike për mua? Pantofla banje me çorape të bardha.
Pika ime më e fortë është: E fortë dhe ambicioze.
Pika ime më e dobët: Tortat.
Çfarë preferoj të bëj në kohën e lirë? Të lexoj, të udhëtoj, të vozis me anije, të takoj miq, të shkoj tek prindërit, të luaj piano dhe të mësoj gjuhë të huaja.
Cila është gjella ime më e preferuar? Ku di dhia, ç'është tagjia?
A mund të na e kallëzoni recetën? Jo. Recetat e mamasë sime janë të fshehta.
Cila është muzika që dëgjoni? Latino, Mark Medlock
Për çfarë do të doje të kishe më shumë kohë? Për familjen time, për shokun tim, për të lexuar dhe për të udhëtuar nëpër botë.
Kur mendoj për të ardhmen, atëherë...? Një familje e lumtur me shokun tim dhe që prindërit e mi të vijnë në Gjermani.
Motoja e jetës sime... ? Për çdo problem ka një zgjidhje.
Autor: Genevieve Baer
Redaktoi:Mathias von Hein