1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

161211 Abwehrzentrum Rechtsextremismus

17 Dhjetor 2011

Ministria gjermane e Brendshme ka vendosur tani të krijojë një qendër të përbashkët mbrojtjeje nga ekstremizmi i djathtë. Ditën e premte kjo qendër u hap në Berlin.

Qendër e re për mbrotjen nga ekstremizmi i djathtë
Qendër e re për mbrotjen nga ekstremizmi i djathtëFotografi: dapd

Nuk është një organ i ri ai që ngrihet, thotë ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, por një platformë për një bashkëpunim më të mirë midis policisë dhe shërbimeve sekrete. Duhet të arrihet luftimin më efektiv i ekstremizmit të djathtë. 130 deri 140 punonjës do të jenë aktiv në këtë qendër, më vonë mund të bëhet edhe më e madhe, tha shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës, Jörg Ziercke: "Kjo do të thotë se ne duam në këtë mënyrë të ushtrojmë përndjekjen permanente të skenës."

Këmbim i vazhdueshëm informacionesh

Kjo qendër e re mbrojtëse, përbëhet nga sektori policor dhe ai i shërbimeve sekrete. Shërbimi sekret ka ngritur në Këln një qendër analize dhe informacioni për ekstremizmin e djathtë, kurse autoritetet policore kanë ngritur një seksion gjerman edhe në europol, një tjetër në Meckenheim. Përditë bëhet këmbim i informacioneve një javë rresht në Meckenheim, pastaj në Këln.

Friedrich, Ziercke dhe Fromm në konferencën për shtyp me rastin e hapjes së qendrës.Fotografi: dapd

Fushata e përgjakshme e të ashtuquajturit "qeliza terroriste e Zvikaut", që megjithë vëzhgimin disavjeçar nga policia dhe punonjësit e kriminalistikës, mundi të vriste nëntë migrantë dhe një polic, ka nxjerrë në pah deficitet organizative dhe defektet e aparatit shtetëror policor, pranoi ministri i brendshëm Hans-Peter Friedrich. "Me hapjen e qendrës për mbrojtjen e përbashkët ndaj ekstremizmit të djathtë ne nxjerrim konkluzionet e deficiteve organizative, që janë bërë të njohura," tha ministri.

Struktura organizative e qendrës ka arsye historike

Konstrukti i komplikuar i "Qendër mbrojtëse", në dy vende ka një arsye historike: I ashtuquajturi "rregulli i ndarjes" së policisë dhe shërbimit sekret në Gjermani ndalon dhënien e pakufizuar të informacioneve të shërbimeve sekrete policise dhe anasjelltas, apo edhe lidhjet e tyre organizative. Në këtë mënyrë, krijuesit e Republikës Federale kanë dashur të pengojnë marrjen e pushtetit të pakufizuar nga policia politike sekrete, pas përvojës së hidhur me shërbimin sekret shtetëror (Gestapo) në regjimin e Hitlerit.

Edhe në qendrën e përbashkët të mbrojtjes nga ekstremizmi i djathtë do të vazhdojë të zbatohet ky rregull, tha presidenti i organit për mbrojtjen e kushtetutës Heinz Fromm, i cili e përshkruan shumë thjeshtë në këtë mënyrë: „Policia ka të drejtë t`i bëjë të gjitha, por nuk ka të drejtë t`i dijë të gjitha. Ne lejohemi t`i dimë të gjitha, por nuk lejohemi t`i bëjmë të gjitha."

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, në konferencën për shtypFotografi: dapd

Fromm mendon se kjo ndarje strikte që bëhet në Gjermani, ndryshe nga kudo tjetër, nuk ka kuptim vetëm për shkak të arsyeve politike. Ajo është e favorshme edhe për mbrojtjen e burimeve, ndryshe do të ishte e vështirë që për shembull të fitoheshin informatorë nga skena ekstreme e djathtë.

Autor: Bernd Gräßler/ Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani