Qentë mund të ndalojnë përhapjen e virusit Covid-19
26 Maj 2021
Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shancet më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19.
Reklamë
Provat me qen nuhatës kanë treguar se ata mund të gjurmojnë njerëzit e infektuar me Covid, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit në kohën kur shoqëria do të rihapet.
Çfarë dinë kafshët për mjekësinë?
Qentë, majmunët e madje edhe bletët – që të gjithë përdorin medikamente p.sh. ekstraktet e bimëve për t’u mbrojtur nga parazitët. Studiuesit shpresojnë, se dija mjekësore e kafshëve mund të jetë e vlefshme për njerëzit.
Fotografi: Fotolia/nekop
Receta kundër parazitëve
Çfarë bëjnë majmunët, si kjo shimpanze, kur vuajnë prej diaresë apo malarjes për shkak të parazitëve? Ato shfrytëzojnë vetitë kuruse të bimëve. Studiuesit kanë zbuluar, se shimpanzetë përshkojnë rrugë të gjata për të gjetur bimën "Aspilia".
Fotografi: picture-alliance/dpa
Pastrues ndaj parazitëve
Gjethet e ashpra të Aspilias stimulojnë lëvizjet e zorrëve dhe u ndihmojnë shimapnzeve që t’i ekstradojnë më shpejt parazitët dhe shirtin e zorrëve. Në këtë mënyrë ato e minimizojnë prekjen prej parazitëve. Edhe njerëzit në Tanzani e shfyrtëzojnë efektin kurues të kësaj bime.
Fotografi: Mauricio Mercadante /CC BY-NC-SA 2.0
Kumbulla çudibërëse
Edhe kumbulla e zezë, ose Vitex Doniana përdoret prej majmunëve. Ajo ndihmon në rastin e pickimit nga gjarpërinjtë. Gjithashtu ajo ka efekt qetësues pas sëmundjeve virale si ethet e verdhëzës apo për zbutjen e dhimbjeve nga mensturacionet – e kjo jo vetëm tek majmunët, por edhe tek njerëzit.
Fotografi: Ema974/CC-BY-SA-3.0
Duke mësuar nga prindërit
Qingjat vëzhgojnë mënyrën e të ngrënit të nënave të tyre dhe identifikojnë veçoritë e dobishme të ushqimeve. Dythundrakët kur preken nga parazitët ushqehen me bimë që kanë përqëndrim të lartë tanine, konstatojnë studiuesit e Universitetit të shtetit Utah. Kur ata e kanë luftuar infeksionin, hanë sërish bimë si zakonisht.
Fotografi: Fotolia/wyssu
Alkooli bën mirë për të vegjëlit
Alkooli i mbron pasardhësit e mizave të frutave. Nëse gjejnë parazitë në afërsi të tyre, femrat i lëshojnë vezët tek frutat e thartuara. Kur larva ha ushqim me përmbajtje alkooli parazitët që i kanosen asaj ngordhin.
Fotografi: picture-alliance/dpa
Bar natyror shërues për larvën me push
Edhe larva, ose „ariu me lesh“, ka një bar shtëpiak. Ajo preferon të hajë bimë me përmbajtje alkaloidi, kur vuan prej parazitëve.
Fotografi: picture alliance/ZUMA Press
Një gonxhe toksike si fole
Flutura mbretëreshë (Danaus plexippus) i mbron larvat e saj duke i lëshuar vezët në bimët e mëndafshit. Këto bimë kanë një përqindje të lartë cardenolidesh, të cilat janë helmuese për ata që i hanë.
Fotografi: imago/INSADCO
Substanca vepruese antibakteriale e mjaltit
Bletët prodhojnë dyllin e bletës, që ka rëndësi ekzistenciale për koloninë. Ato prodhojnë të ashtuquajturin propolis me të cilin izolojnë hyrjet e foleve të tyre. Në këtë mënyrë ato mbrohen prej sëmundjeve. Edhe njeriu e përdor këtë rrëshirë natyrore, sepse ajo ka efekt antibakterial, zbut dhimbjen dhe mbron nga infeksionet.
Fotografi: picture-alliance/dpa
A ke një cigare?
Në Meksikë trumcakët me vetëdije të plotë grumbullojnë në foletë e tyre bishta cigaresh. Nikotina ka efekt veprues kundër acarieve (një lloj merimange). Studiuesit megjithatë mendojnë, se bishtat e cigareve njëkohësisht e dëmtojnë shëndetin e zogjve.
Fotografi: ISNA
Edhe mishngrënësit i preferojnë barishtet
Shumë njerëz që mbajnë mace e qen e njohin reagimin e shtëpiakëve të tyre kur ata hanë bar. Arsyeja përse ata hanë bar ka të bëjë me çrrregullimet në stomak. Barishtet bëjnë efekt duke provokuar vjelljen për pastrimin e stomakut.
Fotografi: Fotolia/Discovod
Bimët toksike eukaliptike që përfundojnë sërish në dhe
Koala (Phascolarctos cinereus) ushqehet me qindra lloje bimësh eukaliptike. Por nëse këta arushë hanë ndonjëherë bimën e gabuar, ato pas kësaj hanë menjëherë dhe. Dheu i neutralizon lëndët toksike.
Fotografi: Getty Images/Afp/Greg Wood
Kozmetikë në pyjet tropikale
Majmunët kapucinë nuk kanë në dispozicion rrjeta për t’u mbrojtur prej mushkonjave. Ndaj ato kanë gjetur një tjetër mjet mbrojtës për të shpëtuar prej këtij insekti pickues. Këta majmunë lyhen me një lëndë speciale që mbron prej instekteve…
Fotografi: Mauricio Lima/AFP/Getty Images
Kozmetikë zvarranikësh
...ato përdorin helmin e shumëkëmbëshit, për të lyer trupin. Ky i mbron prej mushkonjave – këto dije mjekësore kafshët i kanë mësuar prej vëzhgimit mijëravjeçar dhe i kanë përçuar brez pas brezi.
Fotografi: ISNA
13 fotografitë1 | 13
Qentë nuhatës nuk janë një gjë e re. Në vende të ndryshme ata përdoreshin për të nuhatur çimka, myk apo lloje kanceri. Tani qentë janë trajnuar për të dalluar një aromë tipike të prodhuar nga të infektuarit, aromë të cilën hunda e njeriut nuk mund ta nuhasë.
Kjo përparësi e qenve do të vijë në ndihmë gjatë kontrollit në aeroporte ose gjatë aktiviteteve masive. Në aeroportin e Helsinkit në Finlandë ka disa muaj që qentë përdoren për të testuar udhëtarët që mund të jenë të infektuar me Covid-19.
Tashmë mbetet vetëm që provat të konfirmohen nga testimi laboratorik. Në provat e deritanishme qentë nuhatës kanë zbuluar saktësisht 88% të rasteve me virusin corona dhe gabuan vetëm në 14% të raste të tjera.