1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

dpa, AFP, Reuters
1 Maj 2026

Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, duke shtuar edhe se armëpushimi e ndërpreu afatin 60-ditor që kërkonte miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacionit ushtarak.

SHBA, Uashington D.C. 2026 | Protestë kundër luftës me Iranin gjatë dëshmisë së Pete Hegseth në Senatin amerikan
Protestë kundër luftës me Iranin gjatë dëshmisë së Pete Hegseth në Senatin amerikan Fotografi: Eric Lee/REUTERS

Me sa duket për të shmangur një votim të detyrueshëm me ligj në Kongres, qeveria amerikane e konsideron luftën me Iranin të përfunduar. Kështu u shpreh një përfaqësues i qeverisë. Ligji "War Powers Resolution” i vitit 1973 parashikon që një operacion ushtarak duhet të përfundojë brenda 60 ditësh; përndryshe, presidenti amerikan ka nevojë për miratimin e Kongresit. Afati prej 60 ditësh përfundonte këtë të premte (01.05.).

Afati është ndërprerë nga armëpushimi

Megjithatë sipas përfaqësuesit qeveria e SHBA-së argumenton se numërimi i afatit është ndërprerë nga armëpushimi që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i prillit. "Që nga e marta, 7 prill, nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis forcave amerikane dhe Iranit”, citohet ai nga mediat amerikane.

Pete Hegseth: Qeveria mund ta vazhdojë luftën në çdo moment, pasi afati 60-ditor është ndërprerë prej armëpushimit.Fotografi: Ken Cedeno/REUTERS

Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth,  iu referua armëpushimit gjatë një seance dëgjimore në Senat, kur u pyet për nevojën e votimit. Sipas deklaratës së tij qeveria mund ta vazhdojë luftën në çdo moment, pasi afati 60-ditor është ndërprerë prej armëpushimit.

Irani kërcënon me sulme ndaj bazave amerikane në rast sulmesh të reja nga SHBA-jaFotografi: Xinhua/dpa/picture alliance

Irani kërcënon me sulme ndaj bazave amerikane

Ndërkohë, një përfaqësues i lartë i Gardës Revolucionare iraniane e ka kërcënuar SHBA-në me sulme të gjata dhe të dhimbshme ndaj bazave ushtarake amerikane dhe anijeve luftarake në rajon, në rast sulmesh të reja amerikane, edhe nëse ato do të ishin të kufizuara.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW