1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria amerikane kërkon falje për 7 fëmijët e vrarë në Afganistan

19 Qershor 2007

Kabul: Qeveria amerikane ka shprehur keqardhjen për vdekjen e 7 fëmijëvë të vrarë dje nga një sulm ajror i koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara mbi një shtëpi që dyshohej të ishte strehë e Al-Kaidës. "Në qoftëse vriten të pafajshëm, atëherë kjo është përherë tragjedi", tha një zedhënës i Shtëpisë së Bardhë. Për vdekjen e fëmijëve, ushtria amerikane ka fajësuar Al-Kaidën, duke thënë se militantët i përdorin fëmijët si mburoja duke i kthyer ata në viktima. Ndërkohë, koalicioni tha se disa dhjetëra kryengritës janë vrarë në operacionin e përbashkët që u krye në bashkëpunim me forcat afgane në krahinën Paktika, në kufi me Pakistanin.