Qeveria dhe opozita në Gjermani shkëmbejnë replika të ashpra në Bundestag lidhur me projektbuxhetin për vitin 2005
24 Nëntor 2004
Kancelari Shrëder nënvizoi, se qeveria me programin e reformave të pagëzuar si "agjenda 2010" ka vendosur bazat për përmirësimin e zhvillimit të ekonomisë në Gjermani. Por kryetarja e opozitës Merkel akuzoi qeverinë për mungesë koncepti, sipas saj koncepti i qeverisë së koalicionit të socialdemokratëve me ekologjistët nuk ë shtë konkret dhe në të mungojnë idetë për reformimin e sistemit të pensioneve dhe të përkujdesjes për të sëmurët dhe të moshuarit.
Kancelari kiritikoi opozitën, se me qëndrimin që po mban po dëmton imazhin e vendit duke e paraqitur Gjermaninë si lëndinën e vajtimit. Opozita po pqërpiqet t´i nënvleftësojë sukseset e ekonomisë gjermane. Një qëndrim i tillë është antipatriotik: "Një qëndrim i tillë nuk gëzon askënd në Gjermani, por vetëm konkurrentët tanë në botë. E them këtë në valën e të ashtuquajturit "debati mbi patriotizmin", nëse ndonjëri është antipatriot, këtë e shfaq duke folur keq për vendin e vet, këtë gjë po bën tani opozita. Ajo e bën këtë vetëm pë rhir të luftës për pushtet."
Por kryetarja e kristjandemokratëve dhe njëkohësisht kryetare e fraksionit parlamentar Merkel, i hodhi poshtë këto akuza të kancelarit. Sipas Merkel, "problemi nuk është se po flitet keq për vendin, por problemi është se vendi po qeveriset pa dinjitet. Qeverisë socialdemokrate/ekologjiste i mungon koncepti për të ardhmen dhe ajo vuan nga mosnjohja dhe injorimi që i bën realitetit."
Shrëder theksoi, se në vend po rritet gjithnjë e më shumë mirëkuptimi për reformat. "Njerëzit në Gjermani po fillojnë ta mbështesin procesin e reformave, gjë që na jep kurajo pë rtë vazhduar rrugën e nisur.
Politikania ekologjiste, kryetare e fraksionit parlamentar Krista Sager kiritkoi opozitën, se në vend që të parashtrojë koncepte konkrete u kushton vëmendjeve akuzave dhe injorimit të gjithckaje të arritur në vend. Kryetari i partis ëliberale Gido Vestervele akuzoi qeverinë për dështim në fushën e ekonomisë. Sipa stij vendi ka tani shifra rekord të papunësisë, borxhe dhe falimentime.
Seanca e sotme ishte e katërta dhe pika kulmore e debateve parlamentare për buxhetin. Bundestagu do të votojë përfundimisht ditën e premte për projektbuxhetin e vitit 2005.