1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e re në Shqipëri & Barroso rizgjidhet Komisioner i BE-së & SHBA-ja heqë dorë nga rrjeti për mbrojtje nga raketat & Kurajo civile

19 Shtator 2009

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dekretoi kabinetin qeveritar të propozuar nga Kryeministri i tanishëm dhe i ardhshëm i Republikës, Sali Berisha. Në kabinetin e ri qeveritar janë 15 ministra nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Më së shumti komente zgjoi nominimi sërish i Fatmir Mediut për postin e ministrit, ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi gjyqësor kundër tij.

Të mërkurën, Jose Manuel Barroso u zgjodh nga Parlamenti i Evropës për një mandat të dytë në postin e Komisionerit të BE-së. Për portugezin votuan shumica e eurodeputetëve, ndonëse kishte vërejtje të shumta ndaj punës së tij. Barroso më së shumti u kritikua për mungesë vendosmërie. Parlamenti i Evropës mori edhe një vendim tjetër të rëndësishëm: i hapi dyert për qytetarët e disa vendeve të Evropës Juglindore. Prej fillimit të vitit 2010-tës, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit. Kjo nuk vlenë për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, që ka shkaktuar kritika të shumta.

Rusia është e kënaqur me vendimin e Uashingtonit për të hequr dorë nga ngritja e rrjetit të mbrojitjes nga raketat në Poloni dhe Çeki. Moska e quajti këtë një vendim pozitiv, ndërkohë që nga burimet e NATO-s, u tha se ata duan të bashkëpunojnë me Rusinë për vendosjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga raketat. Ndërsa në Poloni vendimi konsiderohet si dështim shumë serioz i Presidentit amerikan Barack Obama dhe përkulje para Kryeministrit rus Vlladimir Putin.

Kurajo civile ndonjë herë mund të paguhet edhe me jetë. Për fat të keq në këtë u bind edhe një biznismen 50-vjeçar, i cili në Mynih pati guximin që t'i mbrojë disa fëmijë prej dy të rinjve të dhunshëm. Ata më pas e rrahën aq keq sa që ndërroi jetë. Shumë kush e pyet tani vetveten: si do të veproja unë në të njëjtën situatë?

Autor: Arben Muka, Jannis Papadimitriou, Ludger Kazmierczak, Michael Gessat

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë