Qeveria gjermane dënon vrasjen e dhjetë të huajve në Afganistan
8 Gusht 2010Dhjetë bashkëpunëtorë të një organizate humanitare kristiane, janë sulmuar dhe vrarë nga milicët talibanë radikal islamikë në provicën afganoveriore të Badakskanit. Në mes të viktimave ndodheshin një grua me nënshtetësi gjermane, gjashtë amerikanë dhe një britanik si dhe dy përkthyesit afganë. Për nacionalitetin e viktimave pati fillimisht paqartësira. Në njoftimet e para u bë fjalë për gjashtë gjermanë të vrarë. "Ne gjetëm trupat pa jetë të gjashtë gjermanëve, dy amerikanëve dhe dy afganëve," tha të shtunën (7.8.) shefi i policisë së Badakskanit, Aka Noor Kentus. Talibanët radikalë islamikë kanë pranur vrasjen e mjekëve.
Talibanët thanë se ndihmësit humanitarë janë vrarë sepse kanë bërë spiunime për SHBA dhe kanë misionuar për krishtërimin. Viktimat punonin për "Misionin e asistencës ndërkombëtare", një organizatë humanitare me seli në Zvicër, të specializuar për shërimin e syve.
Vrasjet duhet të kenë ndodhur dy javë më parë. Të vrarët janë gjetur ditën e enjte, tha Kentus. Një afgan e ka mbijetuar sulmin që ka ndodhur në një zonë shumë të largët dhe ka arritur të shkojë në një stacion policie. Të vrarët janë identifikuar në bazë të pasaportave të tyre.
Qeveria gjermane ka kërkuar ndërkohë zbardhjen e sulmit dhe ndërshkimin e menjëhershmëm të përgjegjesve të këtij krimit të shëmtuar.
Autor: DW/ Aida Cama
Redaktoi: Sonila Sand