Qeveria gjermane: Kroacia të sqarojë incidentet në kufi
11 Tetor 2021Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë deklaroi në Berlin se autoritetet kroate duhet ta sqarojnë këtë shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Çdo lloj mbrojtjeje e kufirit, tha ai, në çdo rrethanë duhet të plotësojë standardet humanitare, të jetë në përputhje me dispozitat e zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane dhe të respektojë vlerat themelore evropiane.
Ministri i Brendshëm kroat, Božinović kishte folur për sjellje të papranueshme që do të ndëshkoheshin. Një shoqatë investigative evropiane ka publikuar video që tregonin njerëz të maskuar me uniforma duke rrahur me shkopinj grupe emigrantësh që përpiqeshin të hynin në shtetin e BE, Kroaci, në kufi me Bosnjën. Përfaqësuesit e BE dhe të Këshillit Evropian u tronditën nga imazhet. Komisioni Evropian ka kërkuar me këmbëngulje sqarime.
aud (dlf, br)