1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane ndihmon lidhjen e tri shteteve ballkanike me rrugët e vjetra tradicionale

3 Gusht 2011

Hapja e Shtegut Ndërkufitar “ Majat e Ballkanit “, ka si objekt kryesor zhvillimin ekonomik dhe turistik të qëndrueshëm të tri zonave në trekëndshin Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi.

Logoja e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ
Logoja e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ

Është bërë realitet tashmë, projekti për lidhjen nëpërmjet rrugëve tradicionale të shtegut ndërkufitar i quajtur “ Majat e Ballkanit “, ku përfshihen territore nga Gryka e Rugovës në Pejë, Plavës në Mal të Zi dhe Thethit e Valbonës në Shqipëri. Një investim ky prej 310 mijë eurosh i Qeverisë Gjermane, që jep mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë, për gjatë vijës ndërkufitare të këtyre 3 vëndeve, duke e kthyer në një zonë model për të gjithë popujt dhe institucionet e Ballkanit Jugperëndimor. Për përfaqësuesen e GIZ në Shqipëri Shpresa Smajli, ideja e projektit është që të zhvillojë dhe promovojë këtë zonë si një destinacion të vetëm turistik.

Gjermania ndan për këtë projekt 310 000 euro

“Ne kemi disa objektiva të cilat do t'i realizojmë përmes këtij projekti si identifikimi i shtegut ndërkufitar që lidh tre shtetet, forcimin e rrjeteve rajonale, sigurimin e kalimit kufitar dhe vendosjen e standarteve të përbashkëta për infrastrukturën turistike. Për këtë projekt GIZ-ja ka akorduar fondin prej 310 mijë eurosh“, thotë Shpresa Smajli.

Sipas Drejtorit të Divizionit Politik të Turizmit në Qeverinë e Kosovës Halil Bajrami, shtegu ndërkufitar “ Majat e Ballkanit “, është një mënyrë mjaft e gjetur jo vetëm në fushën e bashkëpunimit reciprok, por edhe në evidentimin e vlerave dhe potencialeve të pakrahasueshme natyrore.

“Është kënaqësi dhe nder për neve që bashkarisht të jemi në promovim e shtegut ndërkufitar të përbashkët “ Majat e Ballkanit “, i cili do të bashkojë edhe më shumë tre vendet tona“.

Gjermania do të ndihmojë edhe në të ardhmen

Për koordinatoren e projektit ndërkufitar GIZ, Time Scharammel banorët e këtyre anëve, këto zona edhe pse janë një mrekulli e vërtetë natyrore, infrastruktura lë për të dëshiruar, por kurrësesi e pamundur për të jetuar:

“Unë dua të them shumë gjëra për bashkëpunimin, për mbështetjen, për realizimin e këtij projekti dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen“, u shpreh Scharammel.

Ky projekt me një kohëzgjatje prej afro 2 vjetësh, përgatit terrenin për një destinacion ndërkufitar turistik në përputhje me standartet ndërkombëtare duke vënë në dizpozicion një sistem informimi dhe sigurinë përgjatë të gjithë shtegut “Majat e Ballkanit “. Në të njëjtën kohë projekti GIZ, krijon mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe të marketingut në këto zona malore që njihen si më të varfërat në rajon.

Autor: Lekë Plani

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW