1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane përshendeti vendimet e Konferencës së OKB-ës për Klimën

23 Shtator 2007

Qeveria federale gjermane përshendeti vendimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën të marra në Montreal. Marrëveshjet e arritura në qytetin kanadez janë të rëndësishme për mbrojtjen e shtresës së ozonit tha ministri gjerman i mjedisit Sigrit Gabriel. Përfaqësuesit në konferencë nga 191 vende nën patronazhin e programit të Kombeve të Bashkuara për klimën ranë dakort për heqjen dorë nga përdorimi i fluorokarboni më parë nga sa ishte planifikuar. Sipas marrëveshjes vendet e industrializuara do të ndërpresin përdorimin e lëndës së dëmshme për shtresën e ozonit deri në vitin 2020 ndërsa vendet në zhvillimin në vitin 2030.