Qeveria greke vazhdon kursin e rreptë të kursimit & Islamizmi i Bosnjës të shërbejë si shembull për fenë islame në Gjermani - Cem Özdemir flet pë DW
19 Nëntor 2010Financat e Greqisë do të jenë edhe më tej nën mbikqyrjen e vëmendshme të autoriteteve ndërkombëtare dhe qeveria vazhdon përpjekjet serioze për konsolidimin e buxhetit. Projektbuxheti aktual përmban shkurtime dhe ngarkesa fiskale, të cilat nuk priteshin në këto përmasa nga qytetarët. Informacioni nga Steffen Wurzel.
Diskutimet publike në Gjermani karakterizohen aktualisht nga temat e rindezura prej publikimit të librit të Thilo Sarrazin-it, mbi mungesën e vullnetit të migrantëve myslimanë, mbi multikulturalitetin dhe mbi bazat kulturore të identitetit gjerman. Tonet e çuditshme dhe nganjëherë deklaratat e ashpra që vijnë nga partitë konservatore, duket se nuk ndihmojnë shumë. Pavarësisht se ata e kanë quajtur të dështuar konceptin e tyre të multikultit, Të gjelbërit ngjiten përditë në vlerat e sondazheve. Dhe tema e migracionit është një nga temat kryesore të Të gjelbërve gjermane. Zoran Arbutina foli me kryetarin e Partisë, Cem Özdemir:
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi