1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria izraelite mbështet presidentit palestinez Mahmud Abaz në luftën për pushtet me Hamasin

15 Korrik 2007

Qeveria izraelite po bën përpjekje të mëtejshme për forcimin e pozicionit të presidentit palestinez Mahmud Abaz në luftën për pushtet me Hamasin radikal-islamik. Sipas një zedhënësi të kryeministrit Ehud Olmert, Izraeli dëshiron të heqë nga lista emrat e 180 aktivistëve të organizatës Fatah që kërkohen prej organeve të rendit. Megjithatë kusht mbetet që aktivistët të heqin dorë nga aktet terroriste. Po ashtu, qarqet e qeverisë izraelite, bëjnë të ditur se ditën e hënë Olmert do të zhvillojë në Jeruzalem bisedime me presidentin Mahmud Abaz.