1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria në Çeki pa sukses në luftën kundër korrupsionit - Deputetët evropianë ndihmojnë në demokratizimin e Tunizisë

11 Shkurt 2011

Shumë më pas Botsvanës dhe Brueos radhitet Çekia si e 53-ta në listën vjetore të organizatës "Transparency International". Vetëm ai që jep ryshfet të majmë ka sukses - kjo vlen vërtetë në jetën e përditshme për shumë çekë. Madje edhe në politikën e madhe gati çdo ditë dalin në pah skandale të reja korrupsioni. Deklarimi i kryeministrit çek Necas, se më në fund do të luftohen seriozisht ryshfetet dhe ekonomia e tarafeve, deri më tani nuk është pasuar me vepra. Stefan Heinlein

Një grup eurodeputetësh ishte nga 3 - 6 shkurt në Tunizi dhe u takua në kryeqytetin e vendit Tunis me përfaqësues të grupeve dhe të partive të ndryshme për të diskutuar për të ardhmen e vendit. Pas kthimit nga ky vend deputetët raportuan për vizitën përpara Komisionit të Parlamentit të Evropës për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut. Christoph Hasselbach

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi