1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qindra të vdekur pas tërmetit në Marok

9 Shtator 2023

Epiqendra e tërmetit katastrofik ndodhej në malësitë e Atlasit, 70 km në jugperëndim të Marakeshit. Tërmeti 6,9 ballë u ndje deri në Portugali.

Shkatërrime në Marrakesh
Shkatërrime në MarrakeshFotografi: Al Maghribi Al Youm via REUTERS

Numri i viktimave pas tërmetit në Marok u rrit në mbi 1000 vetë(të dhënat e së shtunës) Spitalet në Marakesh kanë njoftuar për "fluks masiv" të të lënduarve. Tërmeti dëmtoi rëndë qytetin e vjetër Marakesh, një trashëgimi e kulturës botërore të UNESCO-s. Pamjet dhe videot në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara. Qytetarët vraponin në panik dhe e kaluan natën jashtë. Rrjeti elektrik për një kohë të caktuar ishte jashtë funksionimit. Tërmeti u ndje edhe në qytetet bregdetare Rabat, Casablanca Dhe Saouira, në Algjeri dhe deri në Portugali. Epiqendra e tërmetit në orën 00:11 ndodhej në malësitë e Atlasit, 18,5 kilometra në thellësi, 70 km larg Marrakeshit.

Shkatërrime në MarrakeshFotografi: Al Maghribi Al Youm via REUTERS

Scholz: "Me mendje tek viktimat"

Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu ngushëllimet e tij. Lajme të këqija nga Maroku, deklaroi Scholz në X (ish-twitter) duke shtuar se "në këto orë të vështira mendimet tona janë me viktimat e tërmetit të rëndë." Bashkimi Europian i ofroi Marokut ndihmë. "BE është gati të mbështesë Marokun në këto orë të vështira", shkroi në platformën X, presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel që ndodhet në samitin e G-20s në Nju Delhi. "Mendimet e mia janë tek të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia."

Rrënoja në MarrakeshFotografi: Al Oula TV via REUTERS

Në vitin 2004 në një tërmet katastrofik në verilindje të Marokut humbën jetën të paktën 728 vetë dhe u plagosën 926 të tjerë. Edhë në vitin 1980 një tërmet i rëndë, 7,3 ballë goditi vendin fqinj, Algjerinë. Atëherë humbën jetën 2500 vetë.

 

la/afp, ap, dpa, rtr)