1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qipro nën frikën prej kursimeve dhe shkurtimeve

Jan Pallokat / Pandeli Pani29 Qershor 2012

Në fillim të javës Qiproja paraqiti një kërkesë zyrtare për ndihmë nga BE-ja. Vendi ka nevojë për të holla ndër të tjera për bankat e vendit që janë të lidhura ngushtë me bankat greke.

Fotografi: picture alliance/chromorange

Tema bisede ka shumë në ishullin e Qipros. Sa të holla do të japin Evropa dhe FMN-ja? Flitet për deri në 10 miliardë € - por me çfarë kostoje? Nga frika e masave të forta të kursimit konsumatorët kanë filluar që tani të tregohen të përmbajtur ankohet Aris Miliotis, shitës në një dyqan videosh: "Për momentin jam më i shqetësuar për panikun, panikun masiv. Ç'do të ndodhë kur Trojka të vijë këtu dhe të diktojë gjërat? Mendoj se njerëzit do të reagojnë negativisht."

Ndikimet e krizës greke

Shembullin negativ të Greqisë e kanë parasysh shumë vetë dhe gjendja në Qipro lidhet shumë me Greqinë - qoftë edhe vetëm për shkak se bankat qipriote janë të lidhura ngushtë me Greqinë ku kanë blerë shumë obligacione qeveritare.

Sipas Sapienta Economics paketa e ndihmave prej 10 miliardë eurosh për Qipron mund të ketë këtë përbërje: 2,5 miliardë euro kapital i freskët për bankat qipriote; pesë miliardë euro të tjera në rast se Greqia del nga eurozona dhe 2,5 miliardë euro ndihmë në formë huash për buxhetin e shtetit për vitin 2013.

"Për Qipron kjo është një shumë e madhe, por për BE-në një shifër e vogël. Kjo i përgjigjet më shumë se gjysmës së prodhimit të brendshëm bruto, pra gjysmës së ekonomisë së Qipros" - thotë Fiona Mullen, studiuese e shkencave ekonomike.

Që tani ka spekulime se BE mund ta ngrejë përqindjen e taksave për sipërmarrjet, e cila sot është 10%. Kjo nuk do t'i bëjë mirë, të paktën në perspektivë afatshkurtër, ekonomisë qipriote.