1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rënia e qeverisë sllovene - me pasoja?

22 Shtator 2011

Meqenëse parlamenti slloven nuk ia dha besimin e nevojshëm kryeministrit Pahor, Sllovenia nddhet në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Në Kroaci tani përfytyrohet se çdo të thotë kjo për marrëdhëniet dypalëshe.

Borut Pahor - largim nga pushteti
Borut Pahor - largim nga pushtetiFotografi: AP

Parlamenti slloven, Asambleja Kombëtare, pas një mbledhjeje maratonë, e cila zgjati mbi tetë orë, nuk pranoi të konfirmonte pesë ministrat e rinj, me emrat e të cilëve kryeministri Borut Pahor kishte lidhur edhe votëbesimin e qëverisë në tërësi. Në këtë mënyrë, qeveria e pakicës e drejtuar nga Pahori në tre vitet e fundit ka marrë një karton të kuq dhe Sllovenia ndodhet para zgjedhjeve të reja parlamentare. Ndërsa në Zagreb tani shtrohet pyetja se sa mund të ndryshojë politika qeveritare sllovene ndaj Zagrebit zyrtar, në rast se do të kemi një ndryshimi të pushtetit në Ljubljanë. 

Borut Pahori nuk është shkatërruar as nga konservatorët e as radiklaët e djathtë, por "trojka e majtë", siç është quajtur nga sllovenët koalicioni qeverisës. Duke pasur parasysh se askush nuk beson që brenda një muaji, ashtu siç parashihet me kushtetutë, mund të krijohet një shumicë e re parlamentare, atëherë sipas të gjitha gjasave  zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen deri në fund të këtij viti. Spekulohet se ato mund të mbahen më 4 dhjetor, një datë e njëjtë me zgjedhjet në Kroaci. Presidenti slloven Danilo Turk, për shkak të situatës së krijuar kishte vendosur të shkurtojë qëndrimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Deputetët mbështetën me veprimin e tyre sondazhet

Kryeministri Pahor u përpoq të bindë deputetët që të mos rrezikojnë shkaktimin e një krize politike, por ata dolën në mbështetje të opinionit të shumicës së qytetarëve, 83,9 për qind e të cilëve, sipas sondazheve të fundit vlerësojnë se qeveria është e pasuksesshme. Gazetar i gazetës "Novi List",  Denis Romac, një prej njohësve më të mirë të skenës politike sllovene thekson se Sllovenia shpenzon rreth dy miliardë euro më shumë se të ardhurat e saj."

Jadranka Kosor, Kroaci dhe Borut Pahor, SlloveniFotografi: picture-alliance/ dpa

"Të gjitha përpjekjet për reforma, aq të nevojshme për ekonominë sllovene, u shkatërruan në një referendum, kështu që rënia e qeverisë së Pahorit është një rrugëdalje, që sërish të provohet me të dhe me të të bëhet një kthesë", vlerëson Romaci. Shkakun e rënies së qeverisë Romaci e sheh në skandalet e shumta, të cilat nuk kanë prekur vetëm kryeministrin, por edhe të tjerë që janë megjithatë udhëheqës të partnerit të tij në koalicion.

Ndërkaq, përsa u përket ndikimeve që mund të ketë në Kroaci ndryshimi i skenës politike në Slloveni, Romaci është i bindur se ratifikimi i marrëveshjes kroate për pranim në  BE nuk do të kalojë "pa një raund tjetër tërbimi nacionalist, siç ështe parë edhe me rastin e ratifikimit të marrëveshjes për pranimin e Kroacisë në NATO." Ai gjithashtu mendon se qeveria e re sllovene do të përpiqet të hapë një debat mbi marrëveshjen e arbitrazhit, e cila është nënshkruar nga kryeministrja kroate Kosor dhe kryeministri slloven Pahor, me të cilën janë shkrirë marrëdhëniet e ftohta midis dy vendeve.

Autor: Gordana Simonović / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi