1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rënie dramatike e kurseve nëpër bursa

5 Gusht 2011

Frika nga përhapja e krizës së borxheve në SHBA dhe në Evopë ka nxitur veprime në panik në tregjet financiare. Wall Street-i përjetoi një ditë të zezë, edhe kurset në bursat e Evropës pësuan humbje të mëdha.

Rënie e kurseve nëpër bursa
Rënie e kurseve nëpër bursaFotografi: Fotolia/Dan Race

Në Evropë pas Greqisë edhe ekonomi të tjera ndodhen në prag të kohëve të vështira: Për Italinë dhe Spanjën paraja po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë - Euroja kërcënohet nga një brengë e re. Edhe në SHBA, ku u ngrit limiti maksimal i borxhit, në mënyrë që Uashingtoni të mund të marrë borxhe të reja, koniunktura rrezikon të bjerë, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Rënie e kurseve në bursa

Pas humbjeve të ndjeshme të kurseve në tregjet evropiane të financave (Indeksi gjerman i aksioneve DAX në bursën e Frankfurtit mbi Majn shënoi një minus me 3,4 përqind, në Londër minus 3,1, në Paris minus 2,5 përsqind) situata u ashpërsua në mënyrë dramatike edhe në tregun e aksioneve në SHBA: Wall Street-i në Nju Jork pësoi një nga humbjet më të rënda, që nuk ishte përjetuar prej vitesh. Tre indekset kryesore të enjten (04.08.2011) u mbyllën me rënie mbi katër përqind. Indeksi Dow-Jones- ra me mbi 500 pikë dhe për herë të parë qysh nga dhjetori 2010 shënoi një kuotë nën 11.400 pikë.

Analistët amerikanë tërheqin vëmendjen për tregues, që sinjalizojnë se ekonomia e SHBA-së ka mbërritur pikën e stanjacionit. Edhe situata në Evropë po i preokupon bursianët në Nju Jork. "Investitorët për shkak të problemeve me borxhet në Evropë janë duke tërhequr sa më shumë që munden likuiditet nga tregu", thotë një ekspert i financave. Për këtë atmosferë të keqe kanë influencuar edhe deklaratat e Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane(BQE), Jean-Claude Trichet, sipas të cilit është forcuar edhe më shumë rreziku i rënies koninkturore.

"Aksionizëm"

Për t'iu kundërvënë këtyre tendencave, ndërkaq dy ekonomitë më të mëdha kanë investuar në tregun e parasë, në mënyrë që të mbrojnë ekonomitë e tyre vendase. Japonia dhe Zvicra po vuajnë pasojat e mbivlerësimit të jenit dhe frangës. A janë këto investime në krizë një mjet i efektshëm shpëtimi? Apo janë këto vetëm "placebo fiskale", siç mendon Andreas Rees? Kryeekonomisti i Gjermanisë pranë UniCredit për Deutsche Welle-n tha, se për të investimet aktuale nuk janë gjë tjetër veçse aksionizëm.

Franka zvicerane vitin e kaluar krahasuar me dollarin dhe euron fitoi ndjeshëm vlerë. Përpara dymbëdhjetë muajsh franka kushtonte rreth 73 cent të euros, ndërkohë duhet të derdhësh 93 cent, për të blerë një frangë. Ky është helm për turizmin, prej nga ekonomia zvicerane është e varur në një shkallë të lartë. Për shumë turistë republika e alpeve është bërë mjaft e shtrenjtë, ata i shmangen Zvicrës.

Të mërkurën (03.08.2011) Banka Kombëtare Zvicerane derdhi në masë para në treg. Interesi i referencës u ul gati me zero përqind.

Bursa në JaponiFotografi: dapd

Mbivlerësim

Banka Qendrore në Tokio gjithashtu ndërhyri, sepse ajo druhet për koniukturën e brendshme. Japonia ankohet për tkurrjen e ekonomisë për shkak të tërmetit, cunamit dhe shkrirjes bërthamore nëpër reaktorët atomikë. Si rrjedhojë, jeni krahasuar me euron e lëkundur dhe dollarin e sigurtë është mbivlerësuar. Kjo bën që të zbehet fitimi i koncerneve të mëdha eksportuese të Japonisë, produktet e të cilëve po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, Banka Qendrore në Tokio të enjten nën presionin e qeverisë japoneze lëshoi pe duke ndërhyrë. Interesi orientues u la në nivel të ulët dhe njëkohësisht u parashtrua një program i zgjeruar për blerjen e aseteve fiske.

Shërim

Banka e Anglisë gjithashtu po ndjek poliitkën e parasë së zhvleftësuar. Ajo vendosi të enjten në Londër ta lerë edhe më tej në nivelin e ulët rekord interesin bazë me 0,5 përqind. BQE në të njëjtin moment njoftoi, se nuk do ta ndryshojë interesin bazë, që është në kutën e 1,5 përqind. Kjo i shërben luftimit të inflacionit, por shtrenjton kreditë. Kjo mund të dëmtojë përpjekjet, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendeve evropiano-jugore të krizës. Vëzhguesit kanë frikë, se ripërtëritja koniukturore në zonën e euros mund të dobësohet.

Investuesit në Japoni dhe në Zvicër, sipas mendimit të ekonomistit Andreas Rees mund të kenë një dobi fare të vogël vetëm për një kohë të shkurtër. Ekonomitë e veçanta, i tha ai Deutsche Welle-s, nuk janë aq të forta, për ekuilibrimin e luhatjeve të kursit në tregjet e financave. Për rikuperimin e sistemit monetar botëror dhe koninkturës globale janë të nevojshme operacionet në kokë dhe jo nëpër gjymtyrë: Turbullirat në eurozonë duhet të marrin fund dhe ekonomia e SHBA-së duhet të mbështetet sërish në gjymtarë të shëndosha. Kyçi për shërimin e ekonomisë botërore nuk ndodhet tek thesaret e bankave të veçanta qendrore, por në Uashington dhe në Bruksel.

Barroso: Duhet të shmanget efekti domino

Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso të enjten (04.08.2011) përpara se kurset të binin në vlera minus, propzoi, që Fondi Evropian i Shpëtimit (EFSF) të rritet. Në një letër, drejtuar kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 17 vendeve të eurozonës, Barrozo kërkoi "një verifikim të shpejtë të të gjitha elementeve të EFSF": Qeveritë duhet të garantojnë, se fondi ka mjete financiare në dispozicin, për të luftuar rrezikun nga efekti domino."

Autoren: D. Kaufmann / C. Walz / V.Filaj-Ballvora

Autor: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW