1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE

17 Shtator 2024

Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta.

Refugjatë duke ecur me kurriz
Qendra e Pranimit të Refugjatëve, Eizehytenshtat (Eisenhüttenstadt)Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni.

Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e azilkërkusve në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat të dyja nuk i përkasin Bashkimit Evropian.

Gjermania kryeson me numrin e kërkesave

Shumica e kërkesave për azil janë në Gjermani: 124,000. Kjo përkon me pothuajse një të katërtën e totalit. Megjithatë, sipas agjencisë së BE-së, autoritetet gjermane kanë marrë rreth 30,000 Kërkesa më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Shifrat për Gjermaninë ndryshojnë pak nga informacioni i dhënë nga zyra përgjegjëse federale në Nuremberg. EUAA pret më shumë se një milion aplikime për zonën e mbuluar deri në fund të vitit.

Shumë kërkesa nga Siria dhe Afganistani

Sipas agjencisë EUAA, shumica e azilkërkuesve vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta civile: 71,000, një rritje prej shtatë për qind. Më pas vjen Afganistani me 45 mijë azilkërkues, një rënie prej 18 për qind.

Nga Venezuela kërkuan azil 37,000 vetë - pothuajse të gjithë në Spanjë. Këto shifra nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë ukrainas që kërkuan strehim në BE dhe morën mbrojtje të përkohshme si rezultat i luftës së agresionit rus.

Anëtarë të Frontex në ishullin grek KosFotografi: Aris Messinis/AFP/Getty Images