1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Radovan Karaxhiçi dërgohet në Hagë - Gjykata Kushtetuese turke nuk e ndalon partinë AKP - Kryeministri izraelit Olmert në prag të dorëheqjes

4 Gusht 2008

Pas 12 vitesh në arrati ish-presidenti i serbëve të Bosnjes u dërgua në Hage - Kryeministrit Erdogan i hyri vetëm një cifël në këmbë - Izraeli ka probleme përsa i përket kulturës politike

Pas 12 vitesh në arrati më në fund të hënën në mbrëmje u arrestua Radovan Karaxhiç, i kërkuar për krime lufte në Bosnjë dhe ish-komandanti i serbëve të Bosnjës. Megjithë protestat e pasuesve te tij ish-presidenti i serbëve të Bosnjes u dërgua në Hage u zhvillua edhe seanca e pare, me leximin e aktakuzes. Esat Ahmeti

Gjykata Kushtetuese Turke nuk arriti të mbledhë shumicën e nevojshme të votave për ndalimin e AKP-së, parti në pushtet në Turqi, e cila ka prirje të theksuara islamiste. AKP-ja nuk do të ndalohet, por do të dënohet vetëm me një gjobë. Këtë herë kryeministrit Erdogan i hyri vetëm një cifël në këmbë, mendon në komentin e tij Baha Güngër.

Izraeli ka probleme përsa i përket kulturës politike. Këtë e bëjnë të qartë edhe kritikat për korrupsion kundër kryeministrit Olmert. Një lëvizje, e cila kërkon më shumë cilësi në punën e qeverisë izraelite shpreson për kohë më të mira. Torsten Teichmann

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë