1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raportet e BE-së për vendet e EJL dhe reagimet në Kosovë e Maqedoni

17 Tetor 2009

E gjithë Evropa Juglindore i kishte drejtuar sytë të mërkurën drejt Brukselit, ku Komisioneri për zgjerimin Olli Rehn paraqiti raportet vjetore për përparimin e secilit vend. Kroacia gjendet afër anëtarësimit, Maqedonisë i jepet drita jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësi, Turqisë i bëhen lavdërata dhe vëretjetje të shumta, ndërsa vendet tjera janë ende larg anëtarësimit.

Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën, propozoi fillimin e një procesi i cili do të çojë tek udhëtimi pa viza për qytetarët e këtij vendi. Poashtu propozoi fillimin e përgatitjeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare të BE-së me Kosovën, por pas përmbushjes së kushteve të nevojshme.

Reagimi në Maqedoni ndaj raprotit në Bruskel ishte euforik, pasi që Komisioni i dha dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Autoritetet politike vlerësojnë se rekomandimi për hapjen e bisedimeve është mirënjohje për të gjitha angazhimet e vendit në përmbushjen e reformave, por opozita mendon pak më ndryshe.

Autor: Christoph Hasselbach/Bekim Shehu/Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë