1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti i OKB-së konstaton shkelje flagrante në Darfur

28 Korrik 2007
Në provincën sudanezoperëndimore Darfur njerëzit torturohen, përdhunohen dhe vriten sistematikisht. Kjo del nga një raport i komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, i publikuar në Gjenevë. Sipas raportit, që prej fillimit të konfliktit midis milicëve arabë, besnikë të qeverisë, dhe rebelëve janë vrarë të paktën 200.000 vetë, shumica civilë. Komiteti i akuzon gjithashtu autoritetet sudaneze, se po rri duarkryq kundrejt ‚spastrimit etnik' dhe sulmeve ndaj civilëve. Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut përbëhet nga juristë. Ai nuk heton në terren, por mbështetet për raportet e tij në të dhëna të qeverive përkatëse dhe të organizatave joqeveritare. Në një instancë tjetër, në këshillin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, përfaqësohen shtete.