1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti i OKB-së për klimën tregon si po instrumentalizohet shkenca

7 Prill 2007

Në shtypin gjerman dominon problemi i ngrohjes së klimës, edhe pse të gjithë janë të gëzuar që këto ditë pashke, koha po mban mjaft e mirë.

Bashkëpërgjegjës për ndryshimin e klimës
Bashkëpërgjegjës për ndryshimin e klimësFotografi: AP

Në artikuj dominon kritika ndaj politikës, e cila nuk po merr masat e duhura për mbrojtjen e klimës, duke gjetur justifikime nga më të ndryshmet:

"Badische Zeitung" shkruan:

"Raporti i OKB-së për klimën, ku thuhet se prej ndryshimeve klimaterike në radhë të parë dhe më rëndë do të preken rajonet e varfëra të botës, të bën skeptik për hapat që mund të ndërmerren për mbrojtjen e klimës. Sepse dihet se për sa kohë prej mungesës së ujit apo prej urisë dhe thatësirës vuajnë vetëm banorët e zonave të mjera të Afrikës apo Azisë, presioni për të vepruar në vendet e industrializuara nuk është i madh. Ndërkohë sot ne nuk mund të bazohemi më në një perspektivë të tillë dritëshkurtër."

Gazeta FAZ kritikon shkencëtarët që janë kthyer në servilë të politikës:

"Raporti i fundit i OKB-së për klimën, i cili fillon me një përmbledhje me udhëzime për organet vendimmarrëse" tregon se deri në ç'masë po instrumentalizohet shkenca sot. Prej shkencëtarëve nuk kërkohen studime të diferencuara, por përpilim skenaresh frike, me anë të të cilave politikanët mund të bëjnë që popullsia t'u bindet. Ajo që mund të arrihej me një politikë të thjeshtë ekologjike, p.sh. përmes taksimit të benzolit që përdorin avionët, po afrohet sot gjithnjë e më tepër, kërcënimi prej një dënimi në formën e një apokalipse."

"Lübecker Nachrichten" mendon se aplikimi i një takse për mbrojtjen e klimës për çdo biletë avioni nuk do ta paralizojë trafikun ajror, përkundrazi do t'u shërbejë të gjithëve:

"As aplikimi i një takse shtesë për biletat e avionit dhe as përfshirja e gazrave në avionëve në statistikat e çlirimit të gazerave nuk do ta paralizojnë trafikun ajror. Prioritetet kohore që ofron fluturimi me avion nuk do të bëjnë që pasagjerët e avionëve të cilëve do t'u duhet të paguajnë nga 20 euro më shumë për biletë, t'u turren në mënyrë masive trenave apo makinave. Përkundrazi me këtë taksë mund të shlyhet një pjesë e dëmeve që i shkaktojnë klimës fluturimet me avion. P.sh. përmes nxitjes së përdorimit të karburanteve ekelogjikë, përmes mbjelljes së pyjeve apo mbrojtjes së pyjeve tropikalë."