1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime nga Prishtina pas publikimit të raportit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave

Bekim Shehu18 Tetor 2007

Në raport thuhet se qeveria e Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojnë tani dhe të sigurojnë se procesi i statusit të Kosovës nuk do ta destabilizojë Luginën e Preshevës

Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu,Fotografi: DW
Udhëheqësit politikë kosovarë shprehen se ata gjithmonë e kanë parasysh faktin që autoritetet serbe dëshirojnë të mbajnë një situatë të tensionuar në luginën e Preshevës dhe ta perdorin atë si kartë rezervë në procesin e zgjidhjes së statusit. Ata kërkojnë nga bashkësia ndëkombëtare të bëjë presion tek autoritetet e Beogradit që ata të jenë të kujdeshëm në qasjen e tyre në perspektiven e rajonit të Ballkanit, dhe të mos merren me lojëra të rrezikshme që mund të shkaktojnë destabilizim të situatës së sigurisë në rajon.

Ky reagim vjen edhe nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhet se
Qeveria e Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojnë tani dhe të sigurojnë se procesi i statusit të Kosovës nuk do ta destabilizojë Luginën e Preshevës.

Në raportin e Grupit ndërkombëtar të Krizave, thuhet poashtu se ‘Nëse copëtimi i Kosovës zyrtarizohet apo, nëse pavarësia e Kosovës pasohet me dhunë në shkallë të gjerë, paqja do të mund të prishet në Luginën e Preshëvës e madje, mund të çojë edhe deri tek pastrimi etnik në Luginë që do të shoqërohej me lëvizje masive refugjatësh në të dyja drejtimet e kufirit".

Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk, beson se pas vendimit për statusin e Kosovës çfarëdo qoftë ai, institucionet në Beograd dhe ato në Kosovë do të veprojnë me përgjegjësi.

Shuk: Në këtë çështje ka dy lojtarë kyç. E para është se si veprojë Beogradi nga ana institucionale sido që të jetë vendimi për statusin. Dhe nga ana tjetër, si do të veprojë KFOR-it dhe UNMIK-ut, pas vendimit të statusit. Nga ana jonë unë mund t’iu sigurojë se autoritetet ndërkombëtare do të veprojnë me përgjegjësi. Dua të besoj se edhe institucionet e Beogradit do të veprojnë në të njetën linjë, thotë Stiven Shuk. Administrata ndërkombëtare dhe forcat paqeruajtëse, sipas zëvëndëshefit të UNMIK-ut, kanë plane të hartuara që mund të vihen në
veprim për çfarëdo situate që mund të paraqitet pas vendimit për statusin e Kosovës.