Reagimet nga Prishtina për ndryshimet qeveritare në Serbi
14 Maj 2007Reklamë
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se çfarëdo qeverie që do të krijohet në Serbi, qoftë ajo e bllokut demokratik apo ndryshe, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Përfaqësues të serbëve të Kosovës ndërkaq thonë se, qeveria e re e Serbisë nuk duhet të nxitohet me vendimet sa i përket çështjes së Kosovës, ndërsa u bëjnë thirrje vendeve evropiane që ta përkrahin bllokun demokratik në Serbi.