1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të Trump

7 Shkurt 2025

Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Punonjësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërcënohen nga sanksionet financiare dhe ndalimet e hyrjes në SHBA.

Donald Trump ulur në tavolinën e Oval Office duke shikuar anash
Donald TrumpFotografi: Anna Moneymaker/Getty Images

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar të premten (07.02.) sanksionet e vendosura me dekret nga presidenti amerikan, Donald Trump.  Me këtë kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme e Gjykatës, u tha nga institucioni në Hagë. Gjykata u bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) pasi e akuzon gjykatën për "sjellje keqdashëse”. Gjykata "abuzoi me pushtetin e saj" duke lëshuar urdhër-arreste të pabazuara kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Joav Gallant, thuhej në dekretin e Trump.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në HagëFotografi: Nicolas Economou/NurPhoto/picture alliance

Ndalim i hyrjes në SHBA

Sipas dekretit të Trump, drejtuesve, punonjësve dhe punonjësve të ICC-së si dhe anëtarëve të afërt të tyre të familjes u ndalohet hyrja në SHBA.  Gjithashtu, të gjitha pasuritë që këta persona zotërojnë në SHBA do të ngrihen. Gjykata siguroi punonjësit e saj për mbështetjen e plotë. "Gjykata qëndron me vendosmëri pranë punonjësve dhe u premton miliona viktimave të pafajshme të dhunës në mbarë botën drejtësi dhe shpresë në të gjitha proceset e saj.