Receta e preferuar e Dagmar Zillig - Kek me mollë
26 Prill 2010Brumi
75 g gjalpë/ margarinë
100 g sheqer
1 pako vanilje
1 vezë
375 g miell
4 një majë luge çaji sodë buke
1/8 l qumësht
E gjitha bëhet brumë dhe hapet në një tepsi për t'u pjekur
1 ½ kg Mollët priten dhe fetat e mollës vendosen mbi brumin.
Mbulesa
½ l Qumësht
70 g Griz
2 Një lugë gjelle sheqer
100 g Gjalpë
6 Vezë
Qumështi dhe grizi përzihen së bashku dhe u jepet një valë. Pastaj në këtë masë shkrihet gjalpi dhe lihet të ftohet. Vetëm pasi masa e grizit të jetë ftohur, i hidhen të kuqtë e gjashtë vezëve, ndërsa të bardhat e vezëve rrihen, derisa mpiksen dhe pastaj përzihen në masën e grizit. Masa e shkumëzuar hidhet mbi brumin me mollët. Furra ngrohet paraprakisht. Embëlsira piqet 35 minuta në nxehtësi mesatatre (180 – 200°), derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë.