Reforma e tregut të sheqerit në BE
25 Nëntor 2005
Të pranishmëve sikur u ra një barrë e madhe nga supet, kur u bë e ditur se është miratuar vendimi publik se ministrat u dakorduan me reformën e tregut të sheqerit. Edhe ministri Sehofer ishto pro këtij propozimi.
"Në fund kemi gjetur një kompromis sipas së cilit çmimi i sheqerit do të zvogëlohet për 36 përqind, ndërkohë që mjetet për kompenzimin e prodhuesve të vegjël do të shtohen për 64,2 përqind", thotë ministri gjerman.
Në këtë mënyrë, ministrat e bujqësisë u janë përgjigjur deri diku prodhuesve të sheqerit. Bashkimi Evropian kishte parashikuar fillimisht zbritjen e çmimeve për 39 përqind dhe shtimin e subvencioneve për 60 përqind. Fabrikat dhe bujqët të cilët do të ndërprejnë prodhimin, do të marrin ndihma prej një fondi për ristrukturim. Rezultati megjithatë nuk paraqet ndonjë shkas për eufori, por as për dëshpërim, thotë Til Bekhaus, ministër për bujqësi në landin Meklenburg.
Ndërsa ministri Horst Seehofer pohon: "Mendoj se kjo është një marrëveshje e ndershme ndaj të gjithëve. Ishte ky një hap i domosdoshëm me synim që të rregullohet tregu i sheqerit në Evropë, ndërkohë që respektohen edhe kërkesat e Organizatës Botërore e Tregtisë".
Kjo organizatë ishte kundër subvencioneve evropiane për sheqer dhe për eksportin e tij. Ajo ka kërkuar që reforma të përfundojë deri në vitin 2006. Me koncesionet shtesë ndaj vendeve evropiane, në veçanti ndaj atyre jugore, të cilat për dallim nga Gjermania nuk kanë ndonjë pozitë të mirë për përpunimin e sheqerit, ministrja britanike e bujqësisë, Margaret Beket, si kryesuese e radhës, pas bisedimeve maratonike arriti qëllimin.
"Jam shumë e vetëdijëshme se arritja e këtij rezultati nuk ishte i lehtë për shumë vende - ndoshta për asnjë. Megjithatë jam e bindur se vendimi siguron në shtigje të gjata tregun e sheqerit në Evropë", thotë Beket.
Të pakënaqur me këtë kompromis, por vetëm në një masë të caktuar, ishin edhe palët e dëmtuara. Kryetari i Shoqatës së bujqëve gjermanë Gerd Sonleitner, u shpreh i knaqur për përmirësimin e propozimit fillestar.
"Rezultati është një kompromis i dhimbshëm për ne. Mirëpo prodhuesit e rrepave në Gjermani janë ruajtur", thotë ai.
Ndërsa kryetari i Shoqatës Sheqeri, Hans Jörg Gebhardt pohon se ky kompromis do të thotë shkurtime të mëdha për secilin prodhues të rrepave.
"Nga kjo reformë, askush në Evropë nuk ka dalur fitues. Të paktën sa i përket lëmisë dhe ekonomisë së sheqerit". Mirëpo edhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme të sheqerit në Gjermani janë të mendimit se pas kërkesave të Organizatës Botërore të tregtisë, reforma ishte e domosdoshme.