1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma ekonomike në Korenë e Veriut?

Yan Jun / Pandeli Pani25 Shtator 2012

Një sesion i dytë parlamentar i pazakontë që zhvillohet sot (25.09) në Korenë e Veriut po ushqen spekulime për reforma ekonomike në vendin e izoluar. Por ekspertët paralajmërojnë ndaj optimizmit të tepruar.

A North Korea supporter waves a flag before the team's group G women's soccer match against the United States at the London 2012 Summer Olympics, Tuesday, July 31, 2012 at Old Trafford Stadium in Manchester, England. (Foto:Jon Super/AP/dapd)
Fotografi: AP

Koreja e Veriut është një nga vendet më të varfëra të botës. Energjia elektrike dhe infrastruktura mungojnë. Sipas Kombeve të Bashkuara në vitin 2011 pothuajse një në katër koreanoveriorë, pra rreth gjashtë milionë, qenë të kërcënuar nga uria.

Që kjo nuk mund të shkojë më kështu duket se e ka marrë vesh edhe qeveria e Koresë së Veriut. Koreja e varfëruar e Veriut ka përpara reformat më të gjera ekonomike prej dekadash, njoftoi kohët e fundit agjencia Reuters duke cituar informacione të brendshme. Për herë të dytë që nga ardhja në pushtet e Kim Jong Un, i cili nuk është as 30 vjeç, parlamenti i Koresë së Veriut do të mblidhet sërish më 25 shtator. Zakonisht parlamenti mblidhet vetëm një herë në vit për të miratuar vendimet e udhëheqjes së partisë. Por këtë herë ai ndoshta mblidhet për më shumë. Në Korenë e Jugut spekulohet se anëtarët e parlamentit të Koresë së Veriut mund të miratojnë në këtë takim një numër ligjesh për reforma ekonomike.

Kim Jong UnFotografi: dapd

Eksperti për Korenë e Veriut, Rüdiger Frank, nga Universiteti i Vjenës ishte disa ditë para kësaj mbledhjeje të posaçme të parlamentit të Koresë së Veriut në vend dhe mendon se është mjaft e mundur që në të të shpallen vendime të rëndësishme strategjike: "Mund të merren shumë vendime që kanë të bëjnë me personelin. Mund të kemi një ndryshim të kushtetutës. Sigurisht që të mundshme janë edhe masa politike ekonomike."

Në Korenë e Veriut po shtohen investimet kineze. Krijimi i kushteve të nevojshme që përmbajnë elemente bazë të ekonomisë së tregut ishin dhe në fokus të bisedimeve koreanoveriore-kineze në muajin gusht në Pekin. Dhe sigurisht, Koreja e Veriut i ndjek me vëmendje se çfarë ndodh në Kinë, vendin e vetëm mik dhe fqinjë.

"Bazuar në shembullin e Kinës, Koreja e Veriut beson se ka mundësi që të ketë edhe një ekonomi funksionale, edhe diktaturë dhe që monopoli i partisë në pushtet të ruhet të paktën për një kohë të gjatë. Kina është interesante edhe nga pikëpamja teknike, sepse Korea e Veriut mund të kopjojë teknika të caktuara, të tilla si, për shembull, krijimi i zonave të posaçme ekonomike." - mendon Frank.

Takime koreanoveriore-kinezeFotografi: Reuters/Kyodo

Gjithësesi elitat politike dhe ushtarake në Korenë e Veriut janë kundër reformave të gjera. Prandaj edhe pas mbledhjes së posaçme të parlamentit koreanoverior është e vështirë të thuhet se në ç'drejtim do të ecë ky vend.