1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët në Siri - Gjendja në Alepo

Peter Steffe/Angjelina Verbica2 Gusht 2012

Për shkak të luftimeve në qytet ndihmësit e hënës së kuqe siriane kanë shumë vështirësi për t'u ardhur në ndihmë njerëzve.

Fotografi: AHMAD GHARABLI/AFP/GettyImages

Situata e refugjatëve në Siri, veçanërisht në Alepo, bëhet gjithnjë e më dramatike. Për shkak të luftimeve në qytet ndihmësit e hënës së kuqe siriane kanë shumë vështirësi për t'u ardhur në ndihmë njerëzve. Peter Steffe informon.

Me vështirësi të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën është e mundur që t'u ndihmosh nevojtarëve me batanije, ushqime dhe ujë. Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, thotë Melissa Fleming, zëdhënëse e UNHCR-së. Ata, që nuk kanë mundur të ikin nga Alepo, kanë kërkuar mbrojtje në xhamitë, në shkollat dhe universitet e qytetit.

“Ne përpiqemi, t'u ndihmojmë sa të jetë e mundur njerëzve në shkolla. Në 32 shkollat e Alepos sipas informacioneve tona janë vendosur 250 dhe 350 njërëz për çdo shkollë. Janë edhe 7000 të tjerë, në konviktet e universitetit, shumë familje dhe fëmijë, që kërkojnë ndihmë nga sulmet e vazhdueshme dhe dhuna në rrugët e Alepos.“

Njerëzit ikin nga luftimetFotografi: Reuters

Për shkak të rrezikut të katastrofës humanitare diplomatët po përpiqen sërish për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë. Në Kairo Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al Arabi, tha pas një takimi me ministrin e Jashtëm bullgar, se ka zhvillime shumë të rëndësishme.

"Për shembull, Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në nivelin e ministrave të Jashtëm, gjë që nuk ndodh çdo ditë. Do të jetë një diskutim, një debat për gjendjen aktuale në Siri. Francezët duan të diskutojnë për fazën e tranzicionit në Siri."

Ai kishte biseduar me Ministrin e Jashtëm bullgar edhe për dhunën, sidomos në Alepo. Mendimi është se ajo, që ndodh atje, tani mund të barazohet me krime lufte, që duhet të ndëshkohen sipas ligjit ndërkombëtar.

Në Alepo luftimet vazhdojnë ndërkohë. Rreth kuartierit qëndror të shërbimit informativ të forcave ajrore të qytetit, sipas të dhënave të opozitës, ka patur luftime të ashpra. Në një sulm ndaj dy stacioneve të policisë janë vrarë 40 anëtarë të forcave të sigurisë. Informacione të tjera nuk ka. Të dyja palët në konflikt janë në garë me njëra-tjetrën me raporte suksesi në luftën për të mbajtur nën kontroll Alepon. Kur nga ana e qeverisë u deklarua për shembull, se kishin marrë lagjen e rëndësishme të qytetit Salahheddin, përgjigja e rebelëve erdhi shumë shpejt, nga një komandant i rebelëve:

Secila palë pretendon se ka kontrollin mbi AleponFotografi: dapd

"Tre ditë me rradhë, forcat qeveritare janë përpjekur për të pushtuar këtë lagje banimi dhe kanë dështuar. Ata patën shumë humbje, humbën ushtarë, tanke dhe armë. ata u desh të tërhiqeshin."

Çfarë është e gabuar në këtë konflikt dhe çfarë jo, është e vështirë të vlerësohet. Nuk luftohet vetëm me armë, por edhe me fjalë.