1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Regjistrim i ri popullsie në Shqipëri

18 Qershor 2010

Bashkimi Europian me anë të projekteve që shkojne në një vlerë rreth 11.5 milion euro do të mbështesë Shqipërinë për regjistrimin e ri të popullatës e banesave, si dhe për përmirësimin e sistemit të statistikave.

Fotografi: DW / Aida Cama

Gjatë një takimi me ekspertë vendas dhe të huaj në Tiranë ku u analizua një projekt pilot regjistrimi popullate që u zhvillua javë më parë u theksua rëndësia që kanë të dhënat e sakta dhe të besueshme. “Meqënëse rruga e Shqipërisë drejt BE-së është gjithashtu rruga e Shqipërisë drejt instrumenteve të financimit të ofruara nga BE është mëse e arsyeshme që të këtë kujdesin më të lartë për sigurimin e statistikave më cilësi të lartë," – deklaroi Helmut Lohan duke shtuar se “është e rëndësishme ruajtja e privatësisë së personave që do të plotësojnë të dhënat personale”.

Fotografi: ullstein bild - Imagebroker.net

Aktiviteti i sotëm është në prag të regjistrimit të ri të popullatës që pritet të realizohet vitin e ardhshëm. BE po mbështetet një sërë projektesh që në total shkojnë në vlerë 11.5 milion euro. Ato synojnë që të përmirësojnë sistemin e statistikave të nxjerra nga Zyra Komëtare dhe ato rajonale të statistikave, duke harmonizuar metodologjitë e përdorura nga INSTAT për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat.

Gjithashtu ato janë të vlerësuar si të rëndësishme edhe për hapat integrues drejt BE që bën Shqipëria duke bërë të mundur monitorimin dhe vlerësimin e mirëfilltë të progresit të arritur. Kjo krijon dhe kushtet që të dhënat që përgatit Shqipëria të jenë të krahasueshme me të dhënat që nxjerrin vendet e BE-së apo dhe ato të rajonit.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama