Rektorë të universiteteve shqiptare, të ftuar të Konferencës së rektorëve gjermanë
2 Qershor 2005Puna për zbatimin e marrëveshjes së Bolonjës ka vite që ka filluar në universitetet shqiptare. Implementimi i marrëveshjes së Bolonjës është paraparë në disa faza. Nga ajo e shpërndarjes së informacionit dhe njohjes me të deri tek kryerja e reformave universitare, në mënyrë që universitetet shqiptare të përballohen me dinjitet me nivelin akademik të universiteteve evropiane.
Shezai Rrokaj, rektori i Universitetit të Tiranës është optimist Jemi në vrullin për përmbushjen e detyrimeve tona për integrimin e universiteteve në Marrëveshjen e Bolonjës, bën të ditur ai.
Faza e parë e rëndësishme e marrëveshjes së Bolonjës ka qenë ajo e informimit. Një çështje mjaft e rëndësishme për universitetet shqiptare mbetet shkëmbimi akademik mes universiteteve shqiptare dhe atyre te huaja, vë në dukje rektori Shezai Rrokaj.
Me nënshkrimin e marrëveshjes së Bolonjës, Ministria shqiptare e arsimit angazhohet që këtë vit madje të fillojë të përshihet edhe në të ashtuquajtura "curricula", të cilat do ti bëjnë universitetet shqiptare të krahasueshme me ato perëndimore.
Aktualisht diplomat shqiptare nuk njihen jashte shtetit. Madje tek vete studentet ekziston dyshimi nëse ata janë të përgatitur aq sa duhet për të përballuar sfidën e studimeve jashtë shtetit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj i kundërvihet këtij mentaliteti skeptik. Madje ai shpjegon, se janë bërë edhe disa hapa në kuadër të marrëveshjes së Bolonjës për krahasueshmërinë e diplomave shqiptare. Ato tanimë njihen pjesërisht në SHBA, Greqi, etj.