1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Republika Srpska: Nacionalistët fitojnë thellë në referendum

26 Shtator 2016

Fitore e qartë: Referendumi i Republikës Srpska (25.09) do të sjellë një ditë feste kombëtare për serbët boshnjakë, përkundër vullnetit të banorëve kroatë dhe myslimanë të republikës.

Bosnien und Herzegowina Referendum Republika Srpska Milorad Dodik
Milorad Dodik feston fitorenFotografi: Getty Images/AFP/E. Barukcic

Serbet boshnjakë votuan në një referendum pro shpalljes së 9 Janarit si festë kombëtare. Më 25 shtator, të dielën, 99,8% (sipas përllogaritjeve të 75% të votave) e banorëve të Republikës Srpska i thanë Po shpalljes së ditës së kontestuar, 9 Janarit si festë kombëtare. Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik u shpreh para parlamentit në Banja Luka, se me këtë është i qartë vullneti i votuesve. 1,2 milionë vetë kishin të drejtën e votimit të dielën.

BE është shprehur kundër referendumit, ndërsa qeveria serbe në Beograd është shprehur po ashtu para referendumit, se ajo nuk e mbështet referendumin e serbëve boshnjakë. Përkundër kësaj, kjo iniciativë e presidentit Dodik kishte miratimin e Moskës.

Dodik vendosi për votimin, megjithë një ndalimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas vendimit të gjykatës, shpallja e 9 janarit si festë kombëtare bie ndesh me ligjin, sepse ajo përjashton banorët myslimanë dhe kroatë të Republikës.

Më 9 Janar 1992, tre muaj para fillimit të Luftës së Bosnjes që zgjati nga viti 1992-1995, u shpall Republika Srpska, ndër të tjera nga lideri i serbëve, Radovan Karadxhiç, i cili në mars të këtij viti u dënua nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burgim. Por për jo-serbët në Bosnje-Hercegovinë 9 Janari nuk është një ditë feste.