1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reshjet rekord paralizojnë Hongkongun

9 Shtator 2023

Hongkong: Rrugë, tunele metro të vërshuara nga reshjet. Metropoli milionësh i zhytur në kaos për shkak të motit ekstrem. Shkollat qendruan të mbyllura. Në bursë u ndërpre tregtimi i aksioneve.

Reshje rekord, 158 litra/metrakub brenda 1 ore
Reshje rekord, 158 litra/metrakub brenda 1 oreFotografi: TYRONE SIU/REUTERS

Reshjet e fuqishme të papara prej gati 140 vjetësh kanë paralizuar pjesë të tëra të Hongkongut. Një sërë rrugësh dhe stacionet e metrosë janë vërshuar prej ujërave. Edhe bursa e Hongongut të premten qëndroi e mbyllur. Të paktën dy vetë kanë humbur jetën, ka më shumë se 100 të plagosur, njofton gazeta e Hongkut "South China Morning Post" duke iu referuar të dhënave të policisë.

Hongkong: Segment rrugor i bllokuar, automjeti bie në gropë bashkë me rrugën e shkërmoqur prej ujërave.Fotografi: TYRONE SIU/REUTERS

Të premten në mëngjes taksitë përpiqeshin të qarkullonin në rrugët e vërshuara prej reshjeve, ndërsa njerëzit përpiqeshin të shkonin në punë. Imazhet e postuara në rrejtet sociale tregojnë stacionet e metrove të mbushura me ujë. Një reporter i Agjencisë së Lajmeve AFP pa një rrugë me dy korsi, që u bllokua tërësisht prej rrëshqitjes së tokës. Edhe tuneli i portit, një ndër rrugët kryesore të ishullit dhe territori Koulon që i përket Kongkongut në kontinent ishte tërësisht i vërshuar nga reshjet. Një qendër tregtare në lagjen Chai Wan ndodhej gjysmë nën ujë.

158 litra për metër katror

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar, forcat e shpëiimit gjatë evakuimit të personave të rrezikuarFotografi: TYRONE SIU/REUTERS

Reshjet e fuqishme nisën të enjten. Pak para mesnatës shërbimi meteorologjik i Hongkongut regjistroi 158 litra reshje për metër katror brenda një ore – një vlerë rekord që nga vitit 1884. Edhe nga qyteti më i afërt Shenzhen në Kinë, një metropol i teknikës me mbi 17,7 milionë banorë, janë regjistruar reshjet më të fuqishme që nga viti 1952. Sikurse njoftoi autoriteti i shërbimit meteorlogjik, reshjet e furishme do të vazhdojnë edhe të shtunën në mëngjes në zonat qendrore dhe në jugperëndim të provincës Guandong.

Fundjavën e kaluar (03.09-2023) Kina jugore u prek nga dy tufane të njëpasnjëshme ai "Saola" dhe "Haikui.

Sipas ekspertëve ndryshimi i klimës e ka rritur intensitetin e stuhive tropikale, e si rrjedhojë reshjet e shumta dhe rrymat e fuqishme të erës shkaktojnë vërshime.

 

 

 

jj/fab (dpa, afp, rtr)