1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Reportazhe nga Evropa

15:43

This browser does not support the video element.

7 Nëntor 2024

Në "Europeo" këtë javë: Restoranti i të pastrehëve në Londër, partia satirike në Hungari, vera franceze pa alkool dhe postieri unik në Gjermani.

Londra: Ndihmë për 200.000 të pastrehët e metropolit

Britani e Madhe: Londra nuk është vetëm metropoli atraktiv për mijëra turistë, por edhe qyteti ku nuk kanë strehë rreth 200.000 vetë. Për të pasur një vend banimi kriter është një vend pune - që shumë të pastrehë nuk e kanë. Një restorant i ri në zemër të kryeqytetit britanik do të ndihmojë të pastrehët të dalin nga ky rreth vicioz.

Hungari: Partia satirike sfidon Orban në zgjedhje

Hungari: Në zgjedhjet vendore në Hungari këtë vit pati një surprizë të madhe: Partia satirike e krijuar para 10 vitesh me emrin "Partia e Qenit me dy Bishta" fitoi kundër kandidatit të partisë qeverisëse, Fidesz, në një minibashki. Gergely Kovacs do të jetë kryetari i ri. Interesante është se pikërisht në këtë zonë jeton edhe vetë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Francë: Konsumi i verës bie – vera pa alkool në trend

Francë: Francezët njihen si adhurues të verës- po duket se kjo dashuri ka ndryshuar. Në 60 vitet e fundit konsumi i verës ka rënë me 50% - një trend që duket se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prodhuesit e verës kanë reaguar ndërkohë, ndoshta jo me dëshirë, por tani ata ofrojnë edhe verën joalkoolike në Francë.

Gjermani: Postieri që ndjek baticën deri në ishullin e vetmuar

Gjermani: Knud Knudsen është një postier i veçantë - ai është postieri i vetëm në botë orarin e punës së të cilit e përcakton batica e zbatica. Pikërisht kur ujërat tërhiqen 69-vjeçari me postën mbi shpinë bën prej vitesh të njëjtin itinerar deri në ishullin Süderrog. Aty jeton vetëm një familje, por edhe ajo ka nevojë të marrë postën në kohën e duhur.