Revolta e personelit tokësor të Lufthansës pati efekt
30 Korrik 2008Fillimisht lidhur me këtë në 'Süddeutsche Zeitung' lexojmë:
"Konflikti në koncernin gjerman Lufthansa po ushqehet nga tri burime. Së pari kjo ndërrmarrje ka të bëjë me një sindikatë e cila ndodhet nën presion të madh. Së dyti përplasjet kanë ndodhur në një kohë shumë të vështirë, në të vërtetë në një moment i cili nga të gjithë vlerësohet si faza në mes të pritjeve për zhvillim dhe frikës nga rëniet e mundshme. Dhe së treti drejtuesit e koncerneve shpesh e përjetojnë rëndë dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë në ndërrmarrjen që ju është besuar atyre kontributi i të gjithëve, prej shtresave të ulëta deri tek shefi i kryesisë", thuhet ndër të tjera në 'Süddeutsche Zeitung'.
Po për të njëjtën temë nga 'Märkische Oderzeitung' e cila botohet në Frankfurt mbi Oda shkëpusim:
"Dje revolta e personelit tokësor të Lufthansës pati ndikim - 70 avionë nuk arritën të ngrihen në Evropë. (...) Kur biznesmenët fillojnë të kthejnë biletat e tyre të klasit të parë ose të ndryshojnë datat e fluturimit atëherë bëhet fjalë për shuma të mëdha. Qysh tani në Lufthansa flitet për humbjen e milionave. Në këtë mënyrë presioni ndaj menaxhmentit të Lufthansës që të pranojë kërkesën e sindikatës për një rritje të pagave prej 9,8 përqind rritet çdo ditë e më shumë", shkruan ndër të tjera në numrin e saj të sotëm 'Märkische Oderzeitung'.