1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Revolucion nga lart

Astrid Prange29 Korrik 2013

Edhe Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro Papa Françesku e shfrytëzon me strategji, për të çuar përpara reformat e tij. Megjithatë disa tema mbeten pa përmendur, mendon Astrid Prange në komentin e saj.

Pope Francis (R) celebrates the final mass of his visit to Brazil, at Copacabana beach in Rio de Janeiro, on July 28, 2013. Throngs of pilgrims attending World Youth Day (WYD) spent the night sleeping on the beach before Sunday's final mass, while the city's mayor said he expects up to three million people to pack the beach for the occasion. AFP PHOTO / GABRIEL BOUYS (Photo credit should read GABRIEL BOUYS/AFP/Getty Images)
Fotografi: Gabriel Bouys/AFP/Getty Images

Eshtë një revolucion i heshtur. Një revolucion, që do ta ndryshojë kishën katolike. Një revolucion me urdhër papnor. Për të ka bërë thirrje personalisht Papa Françesku, sepse ai dëshiron ta ndryshojë kishën e tij. Dhe për këtë arsye i nevojiten të rinj nga e gjithë bota.

"Ju dhe unë, ne e bëjmë kishën së bashku", u tha Françesku më shumë se dy milionë pelegrinëve në Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro, që ishin mbledhur në plazhin e Copacabanës. Thirrja e tij ishte më se e qartë: "Përzihuni, dilni në rrugë. Jezusi nuk ka qëndruar në shtëpi."

Françeskut i nevojiten të rinjtë

Entuziazmi, që ngjallën fjalët e Françeskut tek pelegrinët, duhet të ketë shkaktuar shqetësim tek shumë pjesëtarë të klerit katolik dhe sidomos në Vatikan. A nuk janë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët e shuguruar shtyllat e kishës? Pse duhet që pikërisht pjesëtarët e rinj të bashkësive të reformojnë kishën dhe jo përfaqësuesit e shuguruar?

Françesku i ka zgjedhur me qëllim fjalët, si edhe vendin për këto deklarata. "Festivali papal" në Copacabana ka për 76-vjeçarin argjentinas një rëndësi strategjike. Sepse të rinjtë i japin mbështetjen aq të nevojshme teologjike dhe politikokishtare luftës së tij ndaj korrupsionit, konservatorizmit dhe karrierizmit në Vatikan.

Që ai dëshiron të vendosë rregull në Vatikan, për këtë Jorge Mario Bergolio nuk ka lënë asnjë dyshim që nga zgjedhja e tij si Papë më 13 mars të këtij viti. Një muaj më vonë ai e emëroi kardinalin karizmatik Oscar Rodriguez Maradiaga nga Hondurasi, një mbështetës i hapur i "opsionit katolik për të varfërit", që të drejtojë një komision me tetë kardinalë për reformimin e shtetit papal.

"Ju dhe unë do ta ndryshojmë kishën"Fotografi: AFP/Getty Images

Papa kritikon ashpër peshkopët

Edhe në Amerikën Latine Françesku dëshiron që t'i tundë priftërinjtë. Në Ditën Botërore të Rinisë ai kritikoi me dyer të mbyllura rreth 300 peshkopë brazilianë. Ai i bëri ato bashkëpërgjegjës për humbjen e miliona besimtarëve, të cilët i kanë kthyer shpinën kishës katolike në dhjetë vitet e fundit, duke kaluar tek kishat e lira evangjeliste.

Pyetjeve të pamëshirshme të Françeskut duhet t'i përgjigjen shumë personalitete të kishës katolike në mbarë botën. A mos vallë ka qenë kisha shumë larg nga jeta e përditshme e besimtarëve, shumë e ftohtë dhe e distancuar, egocentrike dhe dogmatike? Mos u dukej kisha shumë njerëzve një relike nga kohët e vjetra, që nuk ka përgjigje për pyetjet e kohës sot?

Me zgjuarsi Papa i lidhi demonstratat masive në Brazil me angazhimin për kishën e tij. Të rinjtë katolikë nuk duhet t'ua lënë të tjerëve protestat për një botë më të mirë, por të tregojn se kisha mund të japë një kontribut të rëndësishëm për një shoqëri më të drejtë.

Deutsche Welle Astrid Prange De OliveiraFotografi: DW/P. Henriksen

Papa nuk u shpreh gjatë Ditës Botërore të Rinisë në lidhje me temat shumë të debatuara brenda kishës në Gjermani si celibati, gratë priftëresha, pozita e laikëve, përjashtimi nga sakramenti i të divorcuarve, që martohen sërish, apo qëndrimi ndaj homoseksualitetit. Revolucioni, për të cilin ai bën thirrje, është konservator. Por në qoftë se ai nuk dëshiron të humbasë mbështetjen mbresëlënëse të katolikëve të rinj, i duhet të bëjë lëshime. Sepse një revolucion i vërtetë nuk vjen nga lart, por nga poshtë.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë