Rezultatet e bundesligës
4 Prill 2011Volfsburg - Ajntraht i Frankfurtit 1:1 dhe
Këln - Nuremberg 1:0.
Kësisoj Volfsburgu nuk ka bërë përpara në luftën për qëndrim në kategorinë e parë. Trajneri Magath nuk arriti as në ndeshjen e dytë si trajner i "ujqve" të fitonte. Me 28 pikë Volfsburgu zë vendin e 16-të, që i lë atij vetëm mundësinë e një ndeshjeje finale kundër një ekipi të kategorisë së dytë për të ngelur në të parën.
Në comeback-un e tij trajneri i ri i Frankfurtit Daum mori pikën e shpresuar jashtë fushës së vet. Me 32 pikë Frankfurti zë vendin e 13-të. Frankfurti kaloi në epërsi me anë të Meierit në minutën e 59-të. Për Volfsburgun barazoi kroati Mandzukic në minutën e 85-të.
Këlni nga ana tjetër u ngjit në vendin e dhjetë të renditjes. Golin për të e shënoi në sekondën e fundit të kohës shtesë slloveni Novakovic.
Autor: Elert Ajazaj
Redaktoi: Aida Cama