Rezultatet në ndeshjet e Kupës së Uefës
13 Mars 2009Reklamë
Në ndeshjet e para, në të tetën e finales së ligës UEFA, dy ekipet gjermane nuk shkëlqyen në fushat e tyre. Verderi i Bremenit mundi ekipin francez St. Etienne me rezultat 1:0. Ndërkohë që Hamburgu barazoi me ekipin nga Stambolli, Galatasaray, me rezultat 1:1. Pas këtyre rezultateve, të dy ekipet gjermane do ta kenë vështirë në ndeshjet e kthimit, pasi luajnë në fushat e kundërshtarëve.