Riaktualizohet debati për Partinë Nacionaldemokrate NPD
7 Shkurt 2005
Në një intervistë dhënë gazetës "Die Welt", Stoiber i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Unionit Kristiansocial fajin për forcimin e NPD-së i`a ka hedhur qeverisë federale. Citoj: Dështimi ekonomik i qeverisë Shrëder, përmasat e papunësisë përgatisin terrenin për ekstremistët të cilët shfrytëzojnë mosperspektivën e njerëzve dhe rrezikojnë demokracinë në vendin tonë".
Reagimet e koalicionit kuq e gjelbër ndaj deklaratës së Stoiberit ishin shumë të ashpëra. Ministri i ekonomisë Volfgang Klement në një intervistë dhënë kanalit të parë televiziv gjerman ARD i hodhi poshtë si të pabaza pohimet e kryeministrit bavarez:
"Kjo është një përpjekje që qeveria federale dhe kancelari të fajësohen për veprimet e NPD-së. Kjo është poshtërsi. Dhe unë mendoj se është një ushtrim i mirë në Gjermani që ne si demokrat kur është fjalë për radikalizmin e djathtë nuk bëjmë akuza reciproke, por provojmë bashkarisht t`a zhdukim atë. Dhe tani pas asaj që u fabrikua nga NPD në parlamentin e landit të Saksonisë mund të thuhet se kjo është një lajthitje e zotit Stoiber", u shpreh Klement.
Për dallim edhe miku i Stoiberit dhe drejtues i zyrës bavareze të shtetit Ervin Huber mbështeti pohimet e kryetarit të partisë së tij në një intervistë dhënë gazetës "Pasauer Neuen Presse". Një shkak shumë me peshë për zhvillimet tek radikalët e djathtë është mungesa e shpresës para së gjithash tek të rinjët të cilët nuk kanë perspektivë për punë. Andaj nuk mund të ndihmoj asgjë që koalicioni kuq e gjelbër përpiqet t`a anashkaloj në heshtje këtë lidhje me dështimin ekonomik, tha Huber.
Ndërkaq në kalanalin televiziv ARD, sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve Klaus-Uve Beneter lidhur me deklaratën e Stoiberit është shprehur se:
"Papunësia, vështirësitë ekonomike - nuk janë shkaqe pse duhet votuar për neonazistët. Ky nuk ishte kurrë një shkak dhe nuk guxon të jetë kurrë më. Dhe pikërisht ky duhet të jetë konsensusi i demokratëve dhe duhet të mbetet konsensusi i demokratëve", tha Beneter.