Rice nis me Greqinë vizitat në Ballkan
25 Prill 2006
Shefja e diplomacisë amerikane, e cila u prit edhe nga kryeministri grek, Kostas Karamanlis, në rezidencën e këtij të fundit, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të saj më se një orësh me homologën e saj greke, Dora Bakojani, theksoi:
"Diskutuam gjithashtu rëndësinë e arritjes se një rezolute për Kosovën, në mënyrë që Ballkani të gjejë stabilitet dhe të hyjë në rrugën e demokracisë " theksoi Rice.
Më parë kishte dëgjuar homologën e saj të ndajë të njëjtin mendim:"Stabiliteti, paqja edhe zhvillimi ekonomik i Ballkanit dhe në këtë kuadër rregullimi i statusit të ardhshëm të Kosovës përbën proekupacionin bazë për Greqinë", tha Bakojani.
Ajo evidentoi njëkohësisht si rrugën më të sigurtë të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit ne kuadrin e së cilës, sic, tha, Athina "promovon të gjitha problemet e fqinjëvë dhe e shndërron "Greqinë në një nyje të sigurtë energjië por edhe faktor të rëndësishëm të "rehabilimit të infrastrukturës dhe rrjeteve të transportit të gadishullit".
Në lidhje me qëndrimet e secilës palë për formën e statusit zyrtarisht nuk u tha asgjë, gjë që u lë hapësirë dekonspirimeve në vazhdim siç, tregoi edhe një lajmërim i vetë sektorit të informimit të ministrisë së jashtme për një takim "of dhe record" me gazetarët sot pasdite. Mbetet pra të shohim në se "diferencimet" për çështje të ndryshme, siç tha Bakojani, me gjithë qëndrimet e njëjta strategjike, u shprehen edhe në çështjen e Kosovës, dhe jo vetëm për çështjen e Iranit, që dominoi konferencën për shtyp dhe për të cilën zonja Rice, edhe pse tha se "gjithë pesha aktualisht bie në përpjekjet diplomatikë kujtoi edhe një herë se "Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bush kanë tavolinë të gjitha eventualitetet".
Rice tha në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit Ahmadinexhad për largimin eventual të vendit të tij nga Organizmi Nderkombëtar i Energjisë Atomike se "deklarata të tilla izolojnë Iranin... e kaluara e të cilit nuk mund të japë garanci se nuk do të përdorë programet nukleare për prodhimin e bombës atomikë.
Ministria greke, shumë më e kujdesshme edhe për shkak të marrëdhënieve miqësore të vendit të saj me vendet arabe, i mëshoi nevojës së zgjidhjes diplomatike dhe la të kuptohet se qëndrimi i Athinës do të jetë i njejtë me atë evropian. Pozitën e saj e lehtësoi edhe një deklaratë tjetër e zonjës Rice se nuk u diskutua ndihma ushtarake e Greqisë, përmes bazës së njohur të Sudës në ishullin e Kretës, si me luftën në Irak, që ishte edhe një nga parullat në demostratat antiamerikane të zhvilluara nga qindëra demostrues të majtë në qendër të Athinës.
Dekori i Athinës, me konfrontimet me policinë, zjarret dhe shkatërrimin e dyqanëve, që detyroi zëdhenësin e qeverinë të flasë për "teprimë ishte pothuajse i njejtë me atë të vizitës së presidentit Klinton në Nëntor të vitit 1999. Kjo nuk e pengoi zonjën Rice që të theksojë se marrëdhëniet amerikano-greke "janë më tepër se strategjikë.