1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Richard Grenell - njeriu i Trumpit për misione speciale

16 Dhjetor 2024

Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, do të përballet me krizat e mëdha. Trump e emëroi si të dërguar special të tij.

Richard Grenell
Richard GrenellFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet i dërguari për misionet speciale i presidentit të zgjedhur të SHBA-së,Donald Trump. "Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën në internet Truth Social, të cilën ai e bashkëthemeloi. Grenell do të "luftojë për paqen përmes forcës" dhe do të vendosë gjithmonë Amerikën në vend të parë, shkruan ai.

Koreja e Veriut, Venezuela... 

Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse Trump i ka konsideruar si të domosdoshme edhe bisedimet e drejtpërdrejta me Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut. Kreu i Koresë së Veriut ka injoruar përpjekjet e presidentit amerikan Joe Biden për të filluar bisedimet pa parakushte për katër vjet. Kim në vend të kësaj ka zhvilluar një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë dhe Putinin.

Donald Trump dhe Richard Grenell Fotografi: AP Photo/Alex Brandon/picture alliance

Kritikat ndaj Berlinit

Gjatë kohës së tij nëBerlin, ku Trump e dërgoi në mandatin e tij të parë në vitin 2018, Richard Grenell nuk u shmang të kritikonte kancelaren e atëhershme Angela Merkel dhe Gjermaninë. Fokusi kryesor i tij ishte në kontributin financiar të Gjermanisë në NATO. Edhe pas kësaj, tashmë 58-vjeçari ka pasur rregullisht deklarata kritike ndaj Gjermanisë. Kur Ministria e Jashtme mori në shënjestër një deklaratë të bërë nga Trump nga një duel televiziv gjatë fushatës zgjedhore në Platformën X, Grenell e quajti këtë deklaratë si përpjekje për ndikim në zgjedhje.

Njeriu i besueshëm i Trumpit është konsideruar më parë si një kandidat serioz për postin e ministrit të Jashtëm. Por Trumpi nominoi për këtë post Marco Rubio, një senator nga Florida. Grenelli u konsiderua gjithashtu edhe për postin e të dërguarit të posaçëm për luftën e Ukrainës, por Trumpi emëroi këtu gjeneralin në pension Keith Kellogg.

Nga administrata amerikane, siç njoftojnë mediat, thuhet se Grenelli do të jetë një prej atyre që do të kujdeset edhe për kriza të tjera në rajon, e një prej tyre është edhe Ballkani Perëndimor.

 

 

 

(afp, dpa, rtr)

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë