Rivotimi në Maqedoni nuk solli ndryshime
26 Dhjetor 2016Nga numërimi i votave në Tearcë të Tetovës rezulton se LSDM ka marrë 245 vota, ndërsa VMRO DPMNE 150 vota. Ky rezultat nuk ka ndihmuar partinë sopcialdemokrate të Zoran Zaev, për të fituar edhe një mandat tjetër në parlament. Për një mandat tjetër është dashur që në rivotim të fitorë të paktën 304 vota më shumë se partia VMRO-DPMNE.
Rezultati përfundimtar mbetet i njëjtë: VMRO 51 deputetë, LSDM 49 deputetë, BDI 10 deputetë, Besa 5 deputetë, Aleanca 3 deputetë, PDSH 2 deputetë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të verifikojë këtë rezultat dhe deri me 31 dhjetor pritet të thërritet parlamenti i ri.
Shikuar nga rezultatet, negociatat për krijimin e koalicionit od të jenë shumë të vështira. Përveç kalicionit të madh mes VMRO-DPMNE dhe LSDM, asnjë koalicion tjetër nuk mund të krijohet pa partitë politike të shqiptarëve.