1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Printerat 3D mundësojnë ngritjen e shtëpive me kosto të ulta

20 Shkurt 2021

Shtëpitë nga printerat D3 dhe robotët në kantieret e ndërtimit mund të ulin së shpejti kostot e hapësirave të banimit.

Niederlande 3D-Drucker MX3D
Fotografi: MX3D

Më shumë se një miliardë vetë në botë nuk kanë strehë të sigurt. Edhe në Gjermani ka mungesë apartamentesh të lira dhe punëtorësh të kualifikuar në industrinë e ndërtimit.

Fotografi: Guido Kirchner/dpa/picture-alliance

Por robotët mund të ndihmojnë në të ardhmen në kantieret e ndërtimit dhe të ndikojnë në uljen e kostove të ndërtimit. Po ashtu printimi i shtëpive të vogla 3D është më i lirë dhe më i shpejtë.

Fotografi: picture-alliance/Photoshot/T. Wei

Falë automatizimit dhe përdorimit efikas të materialit robotët mund të ndërtojnë një shtëpi të vogël që kushton rreth 8,000 euro, brenda 48 orësh.

Kompleksi i parë i banesave nga printeri 3D në botë po ndërtohet në Meksikë për banorët e një zone të prekur nga tërmetet.

Fotografi: Enrico Dini, 2013

Robotët kanë ardhur këtu para pak kohësh dhe pas ndërtimit të rrugëve së shpejti do të fillojnë dhe me ndërtimin e shtëpive.