1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roli i medieve në periudhën e transformimeve paqësore në Evropën Lindore; „Annus mirabilis" ne Hungari

27 Nëntor 2009

Roli i medieve në periudhën e transformimeve paqësore në Evropën Lindore; „Annus mirabilis" ne Hungari

Pas dekadash cenzure dhe bllokade të informacionit mediet, në rradhë të parë televizioni morën një rol të veçantë në periudhën e transformimeve paqësore në Evropën Lindore. Përmes radiove dhe televizioneve të huaja njerëzit mësuan, ato që ua privonte cenzura e mediave të veta. Të befasuar ata ndiqnin në ekranet e televizioneve, se si thuajse në të gjitha vendet komuniste ndryshimet po bëheshin pa gjakderdhje. Pasi regjimet humbën kontrollin mbi mediat, këto të fundit i dhanë një dinamikë të vetën zhvillimeve pas perdes së hekurt. Verica Spasovska informon:

-------------

„Annus mirabilis" – kështu ka mbetur viti 1989 në kujtesën e hungarezëve. Sepse populli arriti lirinë në një revolucion pa gjak dhe kontribuoi edhe për rrëzimin e murit të Berlinit. Viti i mrekullive i kishte megjithatë rrënjët në revolucionin hungarez të tetorit 1956. Tamas Szabo kujton.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë