1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roli i NATO-s në Libi & Obama shpalli planet e luftimit të deficitit & Maqedonia shpërbën parlamentin

15 Prill 2011

Çfarë do të bëhet më tej me misionin ushtarak të NATO-s në Libi? Kjo pyetje ishte të enjten (14.4.) në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. Për herë të parë që prej vitit 1966 Gjermania ishte mikpritëse e një takimi të tillë, në të cilin erdhën 60 delegacione, edhe nga shtetet arabe si Jordania, Katari dhe Maroku.

Presidenti amerikan, Barack Obama, prezantoi të mërkurën (13.4.) planet e tij për shpërbërjen e borxheve të shtetit. Deficiti amerikan prej 4 bilionë dollarësh do të ulet në një periudhë 12 vjeçare. Plani me rreziqe politike parashikon ndër të tjera kursime në sektorin e kujdesit shëndetësor, si dhe në buxhetin e mbrojtjes, por edhe rritjen e taksave.

Të enjten në mbrëmje, pas një debati maratonik, u vendos që të shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më parë katër partitë më të mëdha parlamentare kanë rënë dakord që zgjedhjet të zhvillohen me 5 qershor.

Autor: Fatos Musliu/ Nina Werkhäuser/ Anna Engleke

Redaktoi: Bahri Cani