1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romë: Me biletë metroje në site arkeologjike

17 Dhjetor 2025

Pas 13 vjetë ndërtime në qendrën historike të Romës u inaguruan dy stacione të reja metroje. Gjatë gërmimeve është zbuluar edhe një ndërtesë antike. Për ta vizituar atë të mjafton vetëm bileta e metrosë.

Stacioni i ri i metrosë në Romë, ku ekspozohen dhe zbulimet arkeologjike gjatë punimeve.
Stacioni i ri i metrosë në RomëFotografi: Remo Casilli/REUTERS

Porta Metronia është njëri nga stacionet e reja të metrosë në rrjetin e qarkullimit urban të Romës, një stacion i ndërmjetëm mes linjës ekzistuese të metrosë C, që të çon në lindje të qytetit dhe Koloseut. 13 vjet kanë zgjatur punimet.

Zbulimi i ndërtesës antike

Ndërtesa antike e zbuluar gjatë gërmimeve ndodhet në një thellësi prej shtatë metrash nën sipërfaqen e tokës, shpjegon Simona Morretta, një studiuese, e cila ka qenë përgjegjëse për gërmimet: "Në këtë thellësi janë pjesët e sipërme të mureve të kazermës, një strehimore ushtarësh, që u zbulua gjatë punimeve për metronë. Eshtë një kompleks ushtarak, që nuk përmendet në burimet e dokumentuara nga antikiteti. Mund të datojë në kohën e perandorit Trajan, fillimi i shekullit të dytë pas Krishtit." Ndërkohë mbetje të kazermës mund të shihen nga vitrinat e mëdha që janë vendosur në stacionin e metrosë. Dikur kjo pjesë e stacionit mund të shndërrohet në një muze të vërtetë. Por aktualisht vitrinat mund të shihen vetëm gjatë përdorimit të shkallës elektrike të stacionit të ri të metrosë.

Sigurimi i zbulimeve arkeologjike

Dy minuta zgjat udhëtimi deri në stacionin e dytë të ri Koloseum. 

Ndërtimi i stacionit të metrosë në zonën e Koloesut ishte sfidë për të ruajtuar gjetjet arkeologjike në këtë zonëFotografi: Paolo Gallo/Zoonar/picture alliance

Inxhnieri përgjegjës për ndërtimet Marco Cervone i tha televizionit publik gjerman ARD: "Sfida më e madhe gjatë punimeve për realizimin e këtij stacioni metroje ka qenë mjedisi i rëndësishëm arkeologjik fare pranë Forum Romanum". Kusht prioritar ishte të ruhen të gjitha gjetjet arkeologjike dhe njëkohësisht të garantohej, që ato të ruheshin të gjitha mbi nivelin e hapësirës së metrosë. Stacioni i ri Koloseum përbëhet nga tre nivele, në secilin nivel janë ekspozuar objekte nga epoka të ndryshme. Mund të shihen puse të ndërtuara në shekullin 5 deri 2 para Krishtit dhe që janë përdorur në shtëpi private, si dhe qypa antikë. Po ashtu mund të shihen edhe pjesë të një shtëpie antike nga epoka republikane. Janë dy sektorë të ndarë nga njeri-tjetri, që duken si pishina. Arkeologia Elisa Cella thotë: "Këtu shini një e ashtuquajtur Balneum, një banjë termale private, ose si të thuash një sektor-Spa."

ard/dpa

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW